8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shkup, hapet konaku për ngushëllime për dhëndrrin nga Maqedonia, Erol Olçak

Më të lexuarat

Në Shkup është hapur konaku për ngushëllime për Erol Olçak dhe të birin e tij Abdullah Tayyip Olçak, të cilët humbën jetën gjatë tentativës së pasuksesshme për grusht shteti në Turqi nga Organizata Terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Ngushëllimet e të afërmve në konakun e hapur në Shkup për dhëndrrin nga Maqedonia Erol Olçak dhe të birin e tij Abdullah Tayyip Olçak të cilët humbën jetën kur ushtarët hapën zjarr ndaj qytetarëve në urën e Bosforit, ku kishin shkuar në shenjë reagimi kundër tentativës për puç nga FETO, i pranoi vjehrri i Erol Olçakut.

Një nga vizitorët e konakut ishte edhe Ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendil, i cili u shpreh se tentativa e 15 korrikut dështoi për shkak të qëndrimit të guximshëm dhe të vendosur të qytetarëve të lavdishëm turq, megjithatë, ndihet i pikëlluar për dëshmorët e rënë.

“Rënia dëshmorë e personave për të cilët kemi ardhur ti shprehim ngushëllimet sot, Erol Olçakut dhe birit të tij që ishte një fidan i posaçelur, na ka mërzitur shumë. Me këtë rast, lus Zotin për mëshirë ndaj atyre që humbën jetën dhe t’u japë durim familjeve dhe të afërmve”, u shpreh Şölendil, duke iu uruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Në konakun për ngushëllime për dëshmorët Erol Olçak dhe Abdullah Tayyip Olçak të hapur në shtëpinë e vjehrrit të Erolit në Shkup, u lexua Kur’an dhe u bën lutje për ata që humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit