7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shkup, hapet ekspozita e autores turke Betül Burnaz

Më të lexuarat

Prej sonte deri më datë 23 të këtij muaji në objektin Çifte Hamam të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të jetë e hapur ekspozita “Shtegu i vërtitjes” e autores turke Betül Burnaz, e cila organizohet nën udhëheqjen e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” – Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita e titulluar “Shtegu i vërtitjes” përbëhet prej 33 veprave të teknikës vaj, ndërsa përmes gjuhës gjeometrike të përdorur në këto piktura, autorja Betül Burnaz shpreh besimin dhe adhurimin ndaj Zotit. Në mënyra të ndryshme, në çdo pikturë në sipërfaqe abstrakte janë të shkruar emrat e bukur të All-llahut në gjuhën arabe.

Zëvendës drejtori i Qendrës Kulturore “Yunus Emre” – Shkup, Fuat Korkmaz, tha se ekspozita e autores Betül Burnaz është karakteristike, pasi që edhe vet autorja ka lindur në lindje dhe është edukuar në perëndim. Sipas tij, kjo ekspozitë përfaqëson një përzierje të vlerave të lindjes dhe perëndimit.

“Ne si ‘Yunus Emre’, çdo herë e kemi për qëllim t’i takojmë vlerat letrare, kulturore dhe artistike me të gjithë dashamirësit e kësaj fushe në Maqedoni. Ne do të vazhdojmë me të njëjtat hapa edhe në të ardhmen”, u shpreh Korkmaz.

Ndërkaq, autorja e veprave Betül Burnaz, theksoi se ajo si artiste e lindur në lindje dhe e edukuar në perëndim, është e përkushtuar që me këto punime të arrijë një sentez mes vlerave të lindjes dhe perëndimit.

“Kjo ekspozitë përbëhet prej 33 punimeve dhe me një teknikë të veçantë në një sipërfaqe abstrakte, janë deformuar trajtat dhe format e shkrimit të All-llahuut në gjuhën arabe”, u shpreh Burnaz.

Në hapjen e ekspozitës “Shtegu i vërtitjes” mes mysafirëve të shquar dhe artdashësve, i pranishëm ishte edhe rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Ismail Kocayusufoğ, këshilltari për kulturë dhe informim në Ambasdën turke në Shkup, Hakan Ozçelik dhe antari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Salih Murat.

Më herët, ekspozita “Shtegu i vërtitjes” ishte e hapur edhe në Podgoricë, Prishtinë, Mostar dhe Tiranë, ndërsa me qytetin e Shkupit autorja mbyll turneun e saj në Ballkan.

Ndryshe, Betül Burnaz lindi në vitin 1978 në Stamboll. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Universitetin e Vjenës. Nga viti 1995, jeta e saj artistike ka vijuar nga Turqia në Vjenë, me teknika të ndryshme që nga lapsi i karbonit, ebru, akrilik, vaj, kaligrafi dhe artizanate të ndryshme. Veprat e saj ndodhen në koleksione të shumta private brenda dhe jashtë Turqisë.​

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit