1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Shkruan babai i një nga vajzave që u aksidentuan në Shkup, ja mesazhi i tij

Më të lexuarat

Rumejsa Ibishi është një nga vajzat që ishin aksidentuar së bashku me dy vajza të tjera në lagjen shqiptare të Çairit. Ato fatëmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetë. Babai i Rumjesës, Zekrija Ibishi ka postuar informata për të gjithë miqtë që vajza e tyre është më mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ky është një nga postimet e fundit të cilat janë shumë emocionale:

Familjarë të dashur, miq e dashamirë…

Bajramet zakonisht kremtohen me gëzim e hare, e ne si prindër sot e kemi bajram. Nuk kishim bakllava, por vetëm lotë gëzimi, meqë Rumejsa ime, nga dhoma për anestezion dhe reanimacion u dërgua në pjesën intenzive të kirurgjisë së fëmijëve… një hap përmirësimi, shyqyr Zotit!

Unë çdoherë i gëzohem bisedës me fëmijët e mi, e biseda që sot kishim, ishte bakllavaja jonë… në fakt, ishte më e ëmbël se bakllavaja… rrallë herë ia kam shijuar çdo rrokje Rumejsës sime… rrallë herë çdo shkronjë e saj ishte nektar i shpirtit tim…

Çdo fjalë e imja, e shkruar me shpirt, do të mbetet përherë në kujtimet e mia… meqë Rumejsa ka vullnet t’i kthehet jetës me prindërit, e ne gëzohemi kemi ashtu siç do gëzohej prindi kur ta gjejë fëmijën, pasi që të mendonte se e kanë humbur – ashtu siç kishte thënë i Dërguari fisnik i Zotit, paqja dhe begatitë e Zotit, qofshin mbi të…

Kjo fatkeqësi që më ngjau, më zbuloi se unë posedoj edhe një pasuri tjetër të çmuar – ju kam ju të nderuar miq që ndatë brengën dhe interesoheshit për gjendjen e Rumejsës… për çka ju jemi pafundësisht falënderues.

Lutjet tuaja dhe lëmosha, ishin çelësi që për pak Rumejsa ime kishte shpëtuar…

Rumejsa tani në spital, sipas rekomandimeve të mjekëve, ka nevojë për pushim andaj ju lusim që të keni durim dhe ta vizitoni pasi që të kthehemi në shtëpi!

Qofshi në emanet të Zotit! Mëshira e Tij na kaploftë të gjithë ne që duhemi për hir të Tij.
U kthefshim në shtëpi sa më shpejtë! Amin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit