14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Shkollimi është lugina e zhvillimit të një populli

Më të lexuarat

Dardan Sinanaj

Hoxhë i nderuar, sot është 1 shtator 2015 apo dita e pare e fillim vitit shkollor. Cili do te ishte mesazhi juaj për ketë dite qe vërtet është e një rëndësie te veçantë?

Hoxhë Bekir Halimi

Miq të dashur!

Esselamu alejkum ve rahmetullai ve berekatuhu!

Sot fëmijët me gëzim e fillojnë këtë ditë, dita e parë e fillimit të shkollimit.

Shkollimi është lugina e zhvillimit të një popullit, me zhvillimin e tij, arsimtarëve, planprogrameve dhe shkollave, zhvillohet edhe ai popull. Ska dyshim se barra kryesore bie mbi supet e arsimtarëve edhe ata janë ata heronjtë që meritojnë çdo lavd dhe falënderim. Fatkeqësisht ne jemi dëshmitar se edhe në këtë shekull akoma kemi vende ku fëmijët tanë shkollohen në kushte mizore, e të mos flasim për planprograme të vjetra apo mendësi arsimtarësh nga shekulli i kaluar. Të mos flasim për ne shqiptarët e maqedonisë që akoma kemi probleme me paralele në gjuhën shqipe edhe probleme të natyrave burokratike dhe politike, të cilat prodhojnë arsim jocilësor. Andaj qeveritë shqiptare duhet të veprojnë si ka vepruar ish kryeministri turk Erdogan, i cili caktoi pagat më të mëdha për arsimtarët me arsyetimin e logjikshëm, sepse ata janë që prodhojnë mjekë, inxhinier, ekonomist, politikan, etj të ndershëm dhe të shkathtë, pasi që në kohën fëminore ngulitet në kokën e tyre dashuria për shkencë dhe dije. Ne nuk kemi pasuri të mëdha natyrore por kemi popull të ri, andaj me një arsim të mirëfilltë të tyre bëhemi popull i pasur dhe i suksesshëm. Për të arritur këtë qëllim duhet të kemi ministri të arsimit me buxhet të madh dhe me pozitë prioritare në qeveritë tona. Ne Kosove viti shkollor fillon i mërzitshëm dhe pikëllues për një pjese te ndejshme te nxënësve tanë. Luftuam shume për te qene pjese ne bankat e shkollave tona, porse tash i dëbojmë prej tyre. Sikurse e dine shumica u refuzohet shkollimi i shtresës me te rëndësishme për shkollim, shkollimin e nenave te ardhshme, atyre qe edukojnë brezat e ardhshme te shkollohen. A kane shpirt, intelekt dhe ndërgjegje ata qe i pengojnë këto krijesa te njoma dhe te pafajshme qe te vijojnë shkollimin me shokët dhe shoqet e tyre?! Shpresojmë qe ky vit, te jete ndryshe nga vitet tjera. Të falënderojmë Allahun për paqen dhe rehatin që kemi dhe të mos harrojmë ata fëmijë që për shkak të luftërave dhe okupimeve nuk kanë kushte elementare për vijim të shkollimit. Të fillojmë ditën e parë me falënderim ndaj Allahut dhe lutje për ata fëmijë që të vijojnë shkollimin në kushte normale.

Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit