9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shkolla e të qeshurës

Më të lexuarat

Belacheu Girma është një etiopian të cilit i vdiq e shoqja në moshën 28 vjeçare. Ai e përjetoi shumë keq ndarjen nga jeta e të shoqes, saqë u zhyt në depresion dhe filloi përdorimin e lëndëve narkotike. Dukej sikur gjithçka po shkonte drejt fundit të jetës së tij.
Një herë, teksa kishte dalë para pasqyrës ai fillon të ndryshojë mimikën e fytyrës së tij, herë rrudhej në fytyrë, herë shtrembëronte buzët, herë mbyllte sytë përgjysmë etj… Teksa bënte këtë, në një moment ai buzëqesh me veten dhe sheh në pasqyrë që kur buzëqeshi ishte shumë i bukur. Ai ishte ezmer, dhëmbët i kishte shumë të bardhë dhe fytyra e vet e buzëqeshur iu duk shumë e bukur. 
 
Në atë çast, ideja që i erdhi në mendje ishte:”Përse të mos buzëqesh në jetë përderisa dukem kaq i bukur kur buzëqesh?” dhe ashtu bëri. Që atë ditë filloi të dhurojë buzëqeshje. Vendimi ishte i tillë:”Do të buzëqesh për një javë rresht!”
Me kalimin e ditëve filloi të ndjejë se jeta e tij po ndryshonte për mirë. Mendimet që i vinin në mendje ishin më pozitive se më parë. Veç kësaj, ai vuri re se edhe njerëzit ia kthenin mbrapsht buzëqeshjet. Ai filloi ti shënojë në një bllok ndikimet që kishin buzëqeshjet e tij tek njerëzit. Më vonë, atij i vjen në mendje një ide e cila do i garantonte jetesën:”Të hapë një shkollë të cilën do e quante:”Shkolla e të qeshurës!”
Në shkollë do të vinin njerëz të mërzitur dhe të dëshpëruar nga jeta, ku do tu përmirësohej humori falë të qeshurës. Pjesëmarrja do të ishte për të gjitha moshat, kurse gratë shtatzëna mund të merrnin shërbim falas. Përjashtimin për gratë shtatzëna e bënte për shkak të gruas së tij dhe dashurisë që kishte akoma për të. Ai e hapi shkollën dhe prej saj filloi të ketë dhe të ardhura me të cilat siguronte jetesën. 
Belacheu Girma ka hyrë dhe Guinnes për të qeshurën më të gjatë në botë, një orë rresht.
 
A ke provuar të buzëqeshësh para pasqyrës dhe të shohësh sa i bukur je? Provoje pasi të lexosh këtë ndodhi. Provoje tek shtëpia, ose kur të jesh vetëm në makinë, por pa harruar se je në timon! Mundohu të dhurosh sa më shumë buzëqeshje, pasi vetullat e ngrysura nuk i bëjnë mirë askujt. Profeti Muhamed a.s thoshte:”Ti buzëqeshësh vëllait tënd është vepër e mirë!”
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit