11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shkojnë njëkohësisht tek e dashura e përbashkët, dy burra në Kavajë përplasen me armë – një i vdekur dhe një i plagosur

Më të lexuarat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës ku një person ende i pa identifikuar ka mbetur i vdekur ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një polici burgjesh i quajtur Bledar Toçi.

Burime për Report TV bëjnë me dije se shkak i këtij konflikti të armatosur që la pas një viktimë dhe një të plagosur rëndë është bërë një grua që të dy personat në fjalë e kishin të dashur të përbashkët.

Fillimisht në banesën e gruas në fjalë ka shkuar polici, por më pas aty ka mbërritur edhe viktima.

Në tensione e sipër rreth orës një të natës ka ndodhur edhe përplasja e armatosur mes policit dhe viktimës. Burime për Report TV bën me dije se policia ka qëlluar me kallash ndaj viktimës, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë. Si pasojë e të shtënave viktima ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policisë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit