15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shkencëtari që luftoi Ebolan, eliminohet nga gara për rektor

Më të lexuarat

Shkencëtari i dëshmuar kosovar, prof.dr. Lul Raka, i cili në vitin 2014 qëndroi për disa muaj si vullnetar në Liberi për ta luftuar sëmundjen e Ebolas, është njëri nga kandidatët e paraqitur në konkursin për rektor të Universitetit të Prishtinës.

Kandidatura e tij u mirëprit nga shumë profesorë dhe studentë të Universitetit të Prishtinës, ngase profesori Raka është ndër kuadrot e pakta të këtij institucioni që njihet si ekspert edhe jashtë kufijve të Kosovës, madje edhe të Evropës.

Megjithatë, duket se plani i Lul Rakës për ta marrë në dorë udhëheqjen e Universitetit për katër vjetët e ardhshme do të mbetet vetëm një dëshirë e parealizuar.

Burime të Telegrafit brenda Universitetit të Prishtinës mësojnë se Komisioni i formuar nga Senati i Universitetit të Prishtinës ka përfunduar se dr. Lul Raka nuk i plotëson kushtet për zgjedhje në postin e rektorit, pasi “nuk ka përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare” .

Ndërkaq, nga biografia zyrtare e Rakës që ndodhet në web faqen e Universitetit, shihet se prej vitit 2011 ai është nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Cilësisë, organit që bën akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Po ashtu, Raka ka rezultate të dalluara në punën kërkimore-shkencore. Është autor i 36 punimeve shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare, të cilat janë cituar gjithsej 1134 herë nga autorë të tjerë.

Për kontributin e tij, në vitin 2012, Raka u nderua me çmimin “Shkencëtar i vitit”.

Me këto parametra, ai i tejkalon kundërkandidatët e tij në këtë konkurs.

Kështu, ish ushtruesi i detyrës së rektorit, Anton Berishaj, anëtari i Akademisë së Shkencave, i ka vetëm 4 punime të verifikuara nga Google Scholar, këto punime janë cituar vetëm 9 herë.

Berishaj nuk është përgjigjur në pyetjen që ia kemi bërë në lidhje me publikimet shkencore, ndërsa kandidati Naser Sahiti është autori i 7 punimeve shkencore, të cilat janë cituar gjithsej 265 herë.

Edhe kandidatët Sali Bashota dhe Isuf Musliu nuk janë përgjigjur në pyetjen që ua kemi bërë në lidhje me publikimet shkencore.

Por, në bazë të platforms Google Scholar, këta kandidatë nuk kanë ndonjë punim të publikuar në ndonjë revistë ndërkombëtare.

Profesor Lul Raka i kontaktuar nga Telegrafi ka thënë që i plotëson të gjitha kushtet formale për të konkurruar për pozitën e rektorit.

Ai ka sqaruar se i posedon të gjitha dokumentet e nevojshme që profesor Raka ia ka dërguar komisionit për verifikimin e dokumentacionit.

Me tej, profesori thotë se ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare ka ky komision për eliminimin e tij nga gara për pozitën e rektorit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit