8 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

“Shkencëtarët që doktoruan te Qafa e Thanës”

Më të lexuarat

Nga Kim Mehmeti

Neve shqiptarëve që e jetuam socializmin Jugosllav, që nga klasa e parë në shkollat fillore na mësonin ta luftojmë ‘prapambeturin’ që na e kishte lënë trashëgimi ‘turku’ dhe feja islame, duke na përgatitur kështu që intelektualizmin dhe rrugën drejtë të ardhmes ta hapnim duke i luftuar këto dukuri ‘negative’. Dhe të gjithë sferën e arsimimit, si dhe institucionet shkencore e kulturore, i kontrollonin anti-islamistët më fanatik.
Dhe jo vetëm dje, por edhe sot, disa qendra e institucione të rëndësishme që ndikojnë në mendësinë e rinisë shqiptare, veçanërisht në Kosovë, mbetën në duart e antifetarëve e ‘laikëve’, të cilët vazhdojnë që – njësoj si në socializëm, kur çdo gjë e kontrollonin qarqet antishqiptare ideologjike sllave – patriotizmin shqiptar ta ndërtojnë mbi parimet antifetare, e kryesisht mbi ato anti-islame.
Këto qendra e institucione të kontrolluara nga grupe të vogla, por me ndikim të madh nëpër media dhe në politikë bërje, aq devotshëm e luftuan ‘prapambeturin’ fetare islame, sa ia dolën që zhveshjen, e madje edhe shthurjen seksuale, t’i promovojnë si ‘vlera’ civilizuese perëndimore, me çka e dëmtuan më të vlefshmen që kishte bota shqiptare – moralin familjarë, e çka i shërbeu si ushqim radikalizmit fetarë.
Dhe kështu u krijua përshtypja e rrejshme se botën shqiptare e dominojnë antifetarët dhe se “Shqipëritë” tona janë qendra më të forta ku luftohet ‘islami politik’, pra si shoqëri ku të gjithëve u pengon feja dhe trupi i mbuluar, por jo edhe prapanica e zbuluar.
Po pra, njësoj si deri dje në komunizëm, kur ‘intelektualizmi’ dhe devotshmëria ideologjike e patriotike, dëshmoheshin nëpërmjet antifetarizmit dhe sharjes e përbuzjes së fesë islame, që na e kishin sjellë ‘otomanët barbarë’, njësoj pra si deri dje kur ‘çubrilloviqët’ sllav jepnin udhëzime ku duhet goditur shqiptarët mysliman, që ata t’i çosh të ndjehen inferior, të vetë izolohen dhe të ikin në Turqi, edhe sot, disa ‘properëndimorë e demokratë’ tanë, duan të na bindin se civilizimi njerëzorë dëshmohet nëpërmjet antifetarizmit, nëpërmjet refuzimit të çdo gjëje që vjen nga Lindja, nëpërmjet amoralit dhe cullakosjes.
Pra njësoj si deri dje, kur botën shqiptare e kontrollonin ata që ishin më komunistë se Stalini, ata që donin të na bindnin se patriotizmi shqiptar është proporcional me besnikërinë ideologjike dhe me antifetarizmin, edhe sot, më të zhurmshëm janë ata që duan të dëshmojnë se më e turpshme është t’i besosh Zotit, se sa t’i përkulesh vetëm më të pasurit e më të fortit.
Andaj edhe mund të thuhet se nga gjitha të këqijat që i ndodhin shqiptarisë – e që do mund të korrigjohen me reforma dhe ndryshime ligjesh e kushtetutash – është një e keqe që mund të na kushtojë shumë shtrenjtë, ngaqë ka të bëjë me mendësinë tone. E ajo është fara e bimës së keqe që disa qarqe antiislamiste e mbjellin në arën më të çmueshme e më të begatë që kemi – në atë të rinisë sonë – duke e bindur atë se më primitiv dhe më pak patriot është shqiptari që e respekton identitetin e vet etnik e fetar, se sa ai që edhe patriotizmin e ndjen si çështje interesi e mode, pra duke e bindur rininë tonë se më e turpshme është t’i arnosh e mbulosh brekët e grisura të varfërisë sate, se sa të pasurohesh nga paturpësia.

(Fragment nga shkrimi për Medius 7)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit