20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shkencëtarët në alarm: Zika ka potencial shpërthyes

Më të lexuarat

Shkencëtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të ndërmarrë veprime urgjente ndaj virusit Zika, i cili ka një “potencial shpërthimi pandemik”.

Në një shkrim të publikuar nga një revistë mjekësore amerikane, ata kërkojnë nga OBSH që të nxjerrë leksione nga shpërthimi i Ebolas dhe të bëjë mbledhjet urgjente me ekspertët e sëmundjes.

Ata thonë se vaksina mund të jetë gati për testim brenda dy vitesh, por do duhet një dekadë përpara se të jetë në gjendje për publikun.

Zika, një virus që shkakton dëmtime në trurin e bebeve në barkun e nënës, ka shkaktuar panik në Amerikën e Jugut.

Mijëra njerëz janë prekur në Brazil, ndërsa virusi është shpërndarë në 20 vende.

Ekspertët e shëndetësisë në Shqipëri thonë se edhe vendi ynë është i ekspozuar pasi virusi transportohet me anë të mushkonjave tigër, që gjenden në Shqipëri.

Mjafton që dikush nga jashtë të sjellë virusin në Shqipëri dhe ai do përhapej.

Virusi vetë nuk shkakton probleme të rënda shëndetësore tek të prekurit, por dëmton bebet e palindura në barkun e nënës.

Këto bebe preken nga mikrocefalia, ose truri i pazhvilluar mirë.

Koka e bebeve që lindin është më e vogël.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit