7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Shkencëtarët amerikanë: Ndotja e ajrit e zvogëlon shumë inteligjencën

Më të lexuarat

Një studim i kryer në Kinë, por nga hulumtues amerikanë, ka treguar se ndotja e ajrit shkakton zvogëlim të madh të nivelit të inteligjencës.

Ndonëse studimi është kryer në Kinë, që njihet si vend me probleme serioze të ndotjes, hulumtuesit sugjerojnë se 95 për qind e popullsisë globale janë duke thithur ajër të ndotur, i cili ndikon në zvogëlim të inteligjencës.

Të dhënat e mbledhura në këtë studim, të cilat janë publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, tregojnë se nivelet e larta të ndotjes së ajrit janë të ndërlidhura me pikë më të ulëta në teste të matematikës dhe gjuhës.

Vlerësohet se ky zvogëlim në inteligjencë ka të njëjtin ndikim sikurse ta humbisni një vit edukim.

Një nga autorët e studimit ka treguar se ka faktorë të ndryshëm që e përcaktojnë atë se sa zvogëlohet kapaciteti mendor i individit nga ndotja.

“Ajri i ndotur shkakton që gjithsecilit t’i zvogëlohet niveli i edukimit për një vit. Por, ne e dimë se ky efekt është më i keq për të moshuarit, posaçërisht për ata mbi 64 vjet, për meshkujt, dhe për ata që kanë më pak edukim të kryer”, kanë treguar shkencëtarët.

Sipas tyre, arsyeja se përse ajri i ndotur mund të ndikojë në inteligjencë ka të bëjë me faktin se nivelet e larta të ndotjes ndërlidhen me stres oksidativ, neuroinflamacion dhe neurodegjenerim.

Thënë më thjesht, ekspozimi në ndotje të ajrit e dobëson funksionin tonë kognitiv. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit