5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shkenca vërteton: Duaja (lutja) është ilaç për trupin dhe shpirtin

Më të lexuarat

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” (Kur’ani, Junus, 57)

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, sallallahu’alejhi selam, ka thënë: “Kërkoni nga Allahu besim të fortë (jekin) dhe shëndet, dhe pas besimit askujt nuk do t’i jepet asgjë më e mirë se shëndeti.” (Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi).
Besimi i fortë largon dyshimet nga zemra e besimtarëve, e kjo është ilaç për shpirtin, ndërsa kur është fjala për shëndetin, atëherë mendohet në sëmundjet fizike. Në këtë mënyrë, Pejgamberi ynë Muhamedi, salallahu alejhi ue selam, na inkurajon që të shërohemi nga sëmundjet shpirtërore dhe ato fizike. Ne e shohim qartë se Islami tenton që tek robtë e sinqertë të Zotit të sjell lumturinë dhe suksesin në të dy botët. Në kohët moderne shumë hulumtime dhe studime shkencore kanë treguar se lutja e rregullt dhe praktikimi i udhëzimeve islame janë faktor të rëndësishëm që kontribuojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut.

Lutja – ilaç natyral

Studimet kanë treguar se spektri i gjerë i praktikave shpirtërore islame ndikon në uljen e nivelit të stresit, i cili është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për fillimin e sëmundjes. Ato janë mënyra më fuqishme për të mbajtur një opinion pozitiv mbi botën dhe me sukses të kapërcehen problemet e jetës.
Lidhja në mes lutjes dhe shëndetit ka qenë subjekt i shumë studimeve gjatë katër dekadave të fundit. Dr Herbert Benson, specialist në mjekësinë kardiovaskulare nga ‘Harvad Medical School’ dhe pionier në fushën e mjekësisë psiko/fizike ka zbuluar fenomenin që ndodh gjatë lutjes, dhe e quajti “përgjigje relaksuese”. Me fjalë të tjera, gjatë lutjes, metabolizmi dhe puna e zemrës ngadalësohen, ulet presioni i gjakut, dhe frymëmarrja bëhet e qetë dhe të unifikuese.
Kjo gjendje fiziologjike është e lidhur me valët e ngadalshme të trurit, ndjenjat e kontrollit dhe pranisë së qetësisë. Kjo është një gjetje e rëndësishme sepse Dr. Benson supozon se më shumë se gjysma e vizitave mjekësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaktohen nga sëmundjet e tilla si depresioni, presioni i lartë i gjakut, ulcera dhe migrena. Të gjitha sëmundjet e përmendura, në tërësi ose pjesërisht, shkaktohen nga niveli i lartë i stresit dhe ankthit.
Dr Andrew Newberg, drejtor i Qendrës ‘The Center for Spirituality and the Mind’ në Universitetin e Pensilvanisë, ka studiuar budistët tibetian që praktikojnë meditimin dhe murgeshat françeskane gjatë lutjeve. Studimet në të dy grupet treguan reduktimin e aktivitetit në pjesët e trurit që lidhen me ndjenjat personale dhe orientimit hapësinor. Dr. Newberg gjithashtu zbuloi se lutja dhe meditimi rrisin nivelin e dopaminës, neurotransmetues të lidhur me gjendjen e lumturisë dhe mirëqenies.
Efektet e ushtrimeve shpirtërore shkojnë përtej përmirësimit të përqendrimit dhe të fokusit. Ken Pargement nga ‘Univerzitet Bowling Green State’, një grupi të njerëzve që vuajnë nga migrenë i ka këshilluar që të meditojnë çdo ditë nga 20 minuta, dhe gjatë kësaj kohe të shqiptojnë disa shprehje shpirtërore si: “Zoti është i mirë. Zoti është paqe. Zoti është dashuri.” Ndërsa grupit tjetër kontrollues u ka urdhëruar të përsërisin fjalët e zakonshme: “Bari është i gjelbër. Toka është e butë.” Grupi medituesve shpirtëror kishin më pak dhimbje koke, dhe më shumë tolerancë ndaj dhimbjeve se të intervistuarit tjerë të cilët kanë shqiptuar fraza neutrale.
Shtrohet pyetja a janë efektet qetësuese të ushtrimeve shpirtërore të përkohshme, apo zgjasin edhe pasi t’i kemi ndaluar lutjet dhe i kthehemi jetës sonë stresuese?
Një studim, i cili është financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA (The National Institute of Health) ka zbuluar se individët të cilët kanë praktikuar lutjet e përditshme kishin 40% më pak mundësi të sëmuren nga presioni i lartë i gjakut sesa njerëzit që nuk i kanë praktikuar rregullisht lutjet.
Studimet e Shkollës mjekësore nga Dartmouth (Dartmouth Medical School), kanë zbuluar se pacientët religjioz që i janë nënshtruar operacionit të zemrës kanë pasur tre herë më shumë gjasa që të shërohen nga pacientët më pak religjioz. Hulumtimet në Universitetin Cincinnati të kryer në vitin 2011 në adoleshentët që vuajnë nga astma kanë treguar se adoleshentët që kanë praktikuar lutjet dhe meditimin kanë pasur më pak simptoma të theksuara në krahasim me moshatarët e tyre që nuk e kanë bërë këtë.
Studime të tjera kanë treguar se lutja forcon sistemin imunitar dhe ndihmon zbutjen dhe reduktimin e incidencën e spektrit të gjerë të sëmundjes.
Një studim i kohëve të fundit i cili në SHBA është kryer nga ‘The Journal of Gerontology’ në 4.000 banorë të moshuar të Durhamit, ka zbuluar se njerëzit që rregullisht luten ose meditojnë, shumë më mirë luftojnë sëmundjen dhe jetojnë më gjatë se njerëzit që nuk e praktikojnë këtë.

Si na ndihmon lutja?

Në fund, mbetet vetëm pyetja: me ndihmën e cilave mekanizma fiziologjike lutja na ndihmon që të jemi më të shëndetshëm?
Studimi i fundit i dr. Herbert Benson sugjeron se ushtrimet shpirtërore të përditshme dhe afatgjate ndihmojnë në deaktivizimin e gjeneve që shkaktojnë inflamacion dhe përshpejtojnë vdekjen e qelizave. Zbulimi se mendja mund të ndikojnë në shprehjen e gjeneve tona është një zbulim emocionues që zbulon mekanizmat me të cilat lutja ndikon në funksionimin e organizmit.
Lutja, në kontrast me sjelljet e kafshëve laboratorike, nuk mund të gjurmohet direkt, dhe efektet e saj delikate në vetvete dhe të tjerë është vështirë të vlerësohet dhe të observohet. Në të vërtetë, do të ishte gabim që lutja të shikohet thjesht si një teknikë për trajtimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit fizik.
Qëllimi i ushtrimeve shpirtërore është lidhja e njeriut me Krijuesin e tij, dhe arritja e vetëdijes për këtë dhe jetën e ardhme. Këto qëllime nuk mund të maten me anë të eksperimenteve. Arritjet shkencore nuk mund t’i masin ndjenjat e qetësisë së thellë dhe të mirëqenies së përgjithshme, për të cilat dëshmojnë praktikuesit shpirtëror nga traditat e ndryshme fetare. Ajo që shkenca mund të na vërtetoj është se njerëzit që praktikojnë rregullat islame janë persona më të shëndoshë fizik dhe shpirtëror./islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit