9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Shkëlzen Gashi në garë për një tjetër çmim

Më të lexuarat

Shkëlzen Gashi në garë për një tjetër çmim individual në Major League Soçer. Sulmuesi shqiptar është nominuar për çmimin “MLS Soshies” nga Federata Amerikane e Futbollit.

Më tepër sesa me paraqitjet në ndeshje, trofeu lidhet me jetën e sportistëve jashtë fushës. “MLS Soshies” është çmimi për futbollistin më popullor në mediat sociale, që tërheq më tepër vëmendje nga tifozët sa herë që zhvillohen sondazhe, apo edhe me fotografitë dhe videot që publikojnë.

Në edicionin e dytë të këtij çmimi, Gashi është në garë me mesfushorin e Neë York Red Bull, Dax Mçarty dhe është dukshëm në avantazh për të kaluar në fazën çerekfinale të anketës.

Pjesë e sondazhit të organizuar nga Federata Amerikane e Futbollit janë edhe yjet e këtij kampionati, si David Villa, Didier Drogba dhe Sebastian Giovinco.

Pasi ishte protagonist në kualifikimin e Colorado Rapids deri në finalen e Konferencës së Lindjes, vlerësimet për Shkëlzen Gashin nuk munguan në sezonin që u mbyll në MLS.

28-vjeçari kuqezi u shpall fitues në garën për Golin më të Bukur të vitit në sezonin e rregullt, me rrjetën e realizuar nga goditje dënimi ndaj Vancouver Wihtecaps.

Në sezonin e parë në futbollin amerikan me skuadrën nga Denveri, Gashi fitoi edhe çmimin “Kepuca e Artë” te Colorado, si dhe çmimin “Lojtari i preferuar i tifozëve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit