9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shkëlqen në La Liga, konfirmohet interesimi i PSG-së dhe Interit për Bardhin

Më të lexuarat

Enis Bardhi është lojtari i momentit në La Liga, falë paraqitjeve të tij brilante me Levanten.

Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer në këtë fillim edicioni, ku ka zhvilluar nëntë ndeshje me fanellën e klubit spanjoll.

Bardhi ka shënuar katër gola, secilin më të mirë se tjetri dhe kjo ka bërë që ai të zgjojë interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane.

Së fundmi është raportuar se PSG dhe Inter e duan yllin shqiptar të Përfaqësueses së Maqedonisë.

Ka qenë vetë numri 10-të i Lveantes, që në një prononcim për median italiane ‘DigiSport’, ka konfirmuar një gjë të tillë.

Por sipas mesfushorit ofensivë, ai është i përqendruar vetëm tek skuadra e tij momentale Levante.

 

“Aktualisht jam i përqendruar që të jap më të mirën nga vetja për Levanten. Kam lexuar se Interi dhe PSG po më ndjekin, por kjo tani nuk ka fare rëndësi sepse nuk jemi në një periudhë të transferimeve”, ka deklaruar Bardhi.

“Këto lajme janë interesante për mua, por unë jam i përqendruar vetëm tek Levante. Më pëlqen liga angleze dhe besoj se mund të luaj në cilindo nga kampionatet më të mira evropiane”, ka përfunduar Bardhi.

22-vjeçari iu bashkua Levantes gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra hungareze Ujpest.

Ai ka pranuar të luaj për Përfaqësuesen e Maqedonisë pasi nuk kishte marrë ftesë nga Shqipëria dhe Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit