8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shkaqet që e lehtësojnë faljen e namazit të natës në Ramazan

Më të lexuarat

“Pjesët e trupit të tyre ngriten nga shtrati (për t’u falur); i luten Zotit të tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lëmoshë) nga ajo që u kemi dhënë Ne.” (Sexhde: 16).

وَالَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمْ سُجَّدًا وَقِيَامًا.
“Dhe ata që e kalojnë natën, duke i bërë sexhde Zotit të tyre, dhe duke ndenjur në këmbë.”
(Furkan: 64).

كَانُوا قَلِيلًا مِنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ.
وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ.
“Ata, kanë fjetur pak natën (duke iu lutur Allahut), po dhe në agim kërkonin falje.”(Dharijat: 17-18).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- thotë: أفضل الصلاة بعد الفريضة صلاة اليل.
“Namazi më i preferuar(më i mirë) pas namazit të caktuar (farz) është namazi i natës”.
(Muslimi: 8/55(në kapitullin e agjêrimit), Ebu  Davudi: 2412(nê kapitullin e agjërimit), Tirmidhiu: 2/227 (nê kapitullin e namazit dhe Nesaiu: 3/207(në kapitullin e namazit të natës).

Ibn Munkediri,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënê: “Nuk ka mbetur asgjë nga kënaqêsit e kësaj dunjaje, pêrveç tre gjërave:  Namazi i natës, takimi me vëllezërit dhe namazi kolektivë(me xhemat).”

Ebu Sulejman ed Darani ,Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënê: “Ata të cilë kalojnë natën në adhurim, kênaqen më shumë sesa njerëzit të cilët kënaqen me dëfrimet e tyre.  Po mos të ishte nata nuk do doja të jetoja në këtë dunja.”

Shkaqet që lehtësojnë faljen e namazit të natës:
1. Duke mos e tepruar në ushqim dhe pirje gjatë iftarit, ngase një gjë e tillë sjell gjumin.
2. Duke mos e lodhur trupin gjatë ditë me gjêra që nuk kanë vlerë.
3. Duke e shfrytëzuar kohën për të fjetur pas namazit tê drekës, ngase një gjê e tillë e lehtëson faljen e namazit të natës në Ramazan.
4. Duke i ruajtur gjymtyrët e trupit gjatë ditës nga mëkatet, ngase mëkatet pamundësojnë faljen e namazit të natës dhe shijimit të tij.
5. Duke e ruajtur zemrën nga xhelozia, barjta e fjalëve dhe përgojimi i muslimanëve.
6. Duke e ruajtur veten nga veprimi i gjërave të shpikura dhe prezentimin në to, bidatet e ndryshme.
7. Duke mos u dhënë shumê pas gjërave dhe bukurive të dunjas.
8. Duke u frikësuar se do të jetë ky namazi dhe ramazani i fundit i jetës së tij në këtë dunja.
9. Duke lexuar dhe ndëgjuar ligjerata të cilat flasin mbi vlerën e namazit të natës.
10. Duke i veperuar të gjitha veprat vetêm për hirë të Allahut të Madhëruar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit