10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shkaqet e rënies së flokëve, mitet, të vërtetat, mbrojtja dhe shërimi

Më të lexuarat

Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.

Si diagnostikohet rënie e flokëve?

Mjeku juaj do t’ju bëjë disa pyetje si: Sa shumë rënie të flokëve keni? Kur ka filluar kjo? A kanë pasur të njëjtin problem prindërit tuaj? Mjeku do të shikojë nga afër kokën tuaj dhe mënyrën e rënies së flokëve dhe mund të shkulë disa flokë për t’i analizuar ato.

Nëse nuk është e qartë se çfarë e shkakton rënien tuaj të flokëve, mjeku mund të bëjë një analizë të gjakut ose të shikojë mostrat e qimeve ose lëkurës së kokës tuaj në mikroskop.

Rënia e zakonshme e flokëve

Stresi

Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

Sëmundjet

Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.

Sëmundjet e lëkurës

Pityriasis amiantacea mund të shkaktojë rënie të flokëve. Sëmundja është e ngjashme me psoriazën, ndërsa ekzema gjendet në skalp, kështu që floku bie si shkak i qërimit. Megjithatë, me kurimin adekuat mund të parandalohet problemi.

Pakujdesia

Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

Kujdes

1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.

Si të kujdesemi për flokët

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Shtatëdhjetë për qind e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormone testosterone, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.

Shkenca, në ditë njerëzve u bien 150 qime

Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bien. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u bien 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj. Kur rënia e flokëve nuk është gjenetike ose e lidhur me sëmundje, parandalimi i këtij fenomeni është i mundur duke ndjekur disa këshilla. Fenomeni fillon në moshën në mes 20 deri 30-vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bien në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.

Mjekët: Rënia e flokëve, e trashëguar

Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron, apo siç emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngujohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, poret mbyllen krejt. Rreth 20 për qind e femrave në botë vuajnë nga rënia e flokëve, zakonisht një femër mund të humbasë flokë vetëm nëse kalon stres, përdor bojë të keqe, nuk i ushqen flokët ose dhe nëse përdor drogëra të ndryshme. Kurse 30 vjeç është mosha mesatare kur nis fenomeni i rënies së flokëve. Specialistët tregojnë se, realisht fenomeni nis që në moshën 20-vjeçare, kohë kjo kur në kokën e njeriut fillojnë të përdoren produkte të ndryshme kozmetike.

Nëse keni probleme me rënien e flokëve, provoni mjetet natyrale dhe të lira kundër kësaj dukurie. Pavarësisht përparimit të madh në mjekësisë, nuk ka ilaçe efikase dhe të lira kundër rënies së flokëve. Edhe pse një tabletë nuk mund të zgjidhë problemet me rënien e flokëve, ka shumë metoda për lehtësimin e procesit të përgjithshëm të padëshiruar.

 

Shkaqe  tjera te rënies së flokëve dhe shërimi

Flokët bien me të madhe çdo ditë.  Çrregullimet e renies se flokeve paraqiten zakonisht edhe pas shtatzënësisë tek femrat, pas ndonjë ndërhyrjeje kirurgjike , humbjes së madhe në peshë, por edhe pas stresit. Mund të jetë edhe pasojë e ndonjë ilaçi, sikur që janë p.sh. antidepresivët. Nuk ka ndonjë analizë që mund ta zbulojë këtë sëmundje, por nëse keni përjetuar ndonjë stres dhe tani kanë filluar që t’ju bien flokët, atëherë duhet dyshuar në këtë sëmundje.

1.Çfarë mund të bëni?

Nëse kjo sëmundje është shkaktuar nga shtatzënësia, apo operimi, atëherë duhet pritur sa organizmi ta marrë veten. Nëse shkaku ka të bëjë me përdorimin e barnave, atëherë duhet biseduar me mjekun për ta zvogëluar dozën, apo për ta ndryshuar ilaçin.

2. Faktori gjenetik
Shkaku gjenetik i rënies së flokëve quhet alopeci androgjene. Gjeni i rënies së flokëve mund të trashëgohet si nga nëna, po ashtu edhe nga babai. Problemi zakonisht paraqitet kur trashëgohet nga të dy prindërit. Nga ky çrregullim vuajnë edhe femrat. Duhet shkuar te mjeku i lëkurës, i cili do të bëjë analizat e nevojshme për ta vënë diagnozën.
Çfarë mund të bëni?
Dy herë në ditë duhet të përdorni ilaçin minoxidil, të cilin duhet ta vini në kokë. Femrat duhet të përdorin doza më të vogla. Por shtatzënat dhe gratë që kanë fëmijë në gji, nuk duhet ta përdorin këtë ilaç.

3. Çrregullimi i gjëndrrës tiroide
Janë të shumtë njerëzit që kanë probleme me këtë gjëdërr. Nëse organizmi prodhon tepër shumë, apo pak hormone të gjëndrrës tiroide, atëherë përpos simptomave të tjerë, mund të paraqitet edhe rënia e flokëve.
Çfarë mund të bëni?
Duhet t’i bëni analizat e gjëndrrës tiroide. Mjeku mund t’ju përshkruajë hormone të ndryshme, në mënyrë që të rregullohet bilanci i hormoneve.

4. Lupusi
Te kjo sëmundje autoimune, sistemi imunitar i organizmit sulmon indin e vet të shëndoshë. Krahas simptomave të tjera, mund të paraqitet edhe rënia e flokëve.
Çfarë mund të bëni?
Nëse keni probleme me nyja, apo mjeku ju ka thënë se vuani nga sëmundja e lupusit, atëherë duhet shkuar te reumatologu, por edhe te mjeku i lëkurës.

5. Mungesa e hekurit në organizëm – anemia
Femrat që kanë menstruacione të gjata, apo nuk marrin ushqime të pasura me hekur, janë të prira që të vuajnë nga anemia. Përpos lodhjes, zbehjes dhe dhembjes së kokës, anemia mund të shkaktojë edhe rënie të flokëve.
Çfarë mund të bëni?
Bëjeni pasqyrën e gjakut. Nëse vuani nga anemia, atëherë duhet të përdorni ilaçe adekuate, por edhe të merrni ushqime të pasura me hekur dhe me vitaminë C.

6. Sindroma e vezorëve policistikë
Ky problem mund të paraqitet edhe gjatë pubertetit dhe shkaktohet nga prishja e ekuilibrit hormonal, me ç’rast vezorët prodhojnë sasi të tepërt të hormoneve mashkullore. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë qimet në fytyrë, menstruacionet jo të rregullta dhe cistet në vezore. Mund të paraqitet rënia e flokëve në majë të kokës.
Çfarë duhet të bëni?
Bëjeni analizën e nivelit të testosteronit dhe hormonit DHEAS (dehidroepiandrosteron). Nëse konstatohet se vuani nga kjo sëmundje, atëherë ajo mund të shërohet lehtë, me marrjen e tabletave kontraceptive.

7. Problemet e lëkurës së kokës
Sëmundja e lëkurës së kokës, mund të shkaktojë edhe rënien e flokëve. Psh, kjo mund të jetë pasojë e dermatitit seboreik, psoriazës, etj.
Çfarë duhet të bëni?
Kontrollimi i lëkurës së kokës te dermatologu, ju mundëson që ta dini se nga cila sëmundje vuani. Në bazë të kësaj, pason edhe mjekimi adekuat.

8. Përdorimi i preparateve të tepërta të bukurisë
Përdorimi i tepërt i shamponëve, xhelit, ngjyrave etj. mund të shkaktojë edhe rënien e flokëve. Flokët që bien nuk kanë rrënjë të formësuar. Nëse dermatologu pajtohet me konstatimin se përdorni tepër preparate të tilla, atëherë juve nuk ju mbetet asgjë tjetër, pos të përmbaheni nga përdorimi i preparateve të tilla.

9. Pilulat kontraceptive

Progesteronet nga pilulat kontraceptive mund të “sillen” si hormone mashkullore dhe si të tilla të reflektojnë në flokë. Të gjithë kontraceptivët oralë përmbajnë progestagene, hormonet sintetike të cilat në hormonin natyror progesteron veprojnë ashtu që parandalojnë fekondimin e vezëve. Femrat e shqetësuara për humbjen e flokëve, ose ata që kanë predispozita gjenetike për këtë duhen ta lusin gjinekologun e tyre t’u përshkruajë pilula të cilat nuk do të lënë pasoja negative në flokë.

10. Mbipesha

Niveli i lartë i insulinës mund të shkaktojë nivel më të lartë të testosteroneve dhe të rrisë rrezikun nga tullacëria. Mbipesha po ashtu mund të rrisë rrezikun nga diabeti i tipit 2.

 

Mitet për rënien e flokëve

Rënia e flokëve është një fenomen shumë shqetësues që prek kryesisht burrat e moshave të ndryshme. Rreth këtij fenomeni ekzistojnë disa mite të cilat jo gjithnjë janë të vërteta. Le t′i shohim:

Miti: Genet për rënien e flokëve vijnë nga nëna

Genet për rënien e flokëve mund të vijnë nga njëra prej anëve të familjes, ose nga të dyja anët. Nuk është e vërtetë se ato vijnë vetëm nga nëna.

Miti: Djemtë qerosë kanë shumë testosterone

Niveli i lartë i testosteronit nuk është shkak për rënien e flokëve. Rënia e flokëve ndodh kur disa folikula floku në lëkurën e kokës janë shumë të ndjeshme ndaj një hormoni tjetër të quajtur dihidrotestosteron (DHT). Si rezultat i kësaj ndjeshmërie ekstreme folikulat e flokëve tkurren dhe me kalimin e kohës zhduken fare.

Miti: Flokët bien tufa- tufa

Burrat zakonisht nuk bëhen qerosë prej rënies së flokëve masivisht njëherësh. Rënia e flokëve ndodh zakonisht kur fijet e trasha (me një diametër të madh) zëvendësohen gradualisht me flokë të hollë delikatë. Mjekët e quajnë këtë process miniaturizim (pakësim, zvogëlim).Nëse flokët nisin t’ju bien grushta-grushta është mirë të shkoni te mjeku.

Miti: Fajin e ka qarkullimi i paktë i gjakut

Floku që të rritet ka nevojë për qarkullim të shëndetshëm të gjakut në lëkurën e kokës. Ndërsa floku nis të bjerë qarkullimi i gjakut ulet sepse tanimë nevojitet më pak gjak. Por qarkullimi i ulët i gjakut në lëkurën e kokës nuk është shkaku i rënies së flokëve. Është rezultati!

Miti: Kapelja të bën qeros

Ky lloj miti se kapelja shkakton rënien e flokëve pasi lëkura e kokës “nuk merr dot frymë” është krejt i pabazë. Me kapele a pa kapele folikulat e flokëve e marrin oksigjenin prej qarkullimit të gjakut dhe jo prej ajrit.

Miti: Poret e bllokuara shkaktojnë rënien e flokëve

Poret e bllokuara lidhen me aknet por jo me rënien e flokëve. Nëse rënia e flokëve do të ishte problem i poreve shampot e fuqishme mund të mirëmbanin një kokë plot me flokë. Por nuk është ky rasti në fjalë.

Miti: Larja e kokës shpesh bën që të bien flokët

Burrat shohin flokët e rëna në dush dhe mendojnë se larja a shpeshtë është arsyeja. Rënia e flokëve nuk ka lidhje me prishjen e flokëve por për flokët normalë që gradualisht u lënë vendin flokëve të dobët.

Miti: Rënia e flokëve është problem burrash

Gratë përgjithësisht nuk bëhen qerose por më shumë se sa 40 % e tyre përjetojnë një dobësim të dukshëm të flokëve.

Miti: Ilaçet kundër rënies së flokëve ndikojnë vetëm majën e kokës

Ilacet si Rogaina (minoxidil) dhe Propecia (finasteride) nuk bëjnë që flokët që kanë rënë të rriten sërish por mund të ulin ritmin e rënies së flokëve. Në studimet fillestare rreth këtyre ilaceve mendohej se ato kishin efekt për flokët në majën e kokës. Ndërsa tani dihet se ilaçet mund të veprojnë kudo në lëkurën e kokës ku flokët janë duke u holluar dhe për sa kohë që ato nuk kanë rënë plotësisht.

Miti: Rënia e flokëve ndalon kur burrat plaken

Kur nis rënia e flokëve vazhdon gjatë gjithë jetës. Në fakt është e vështirë të vlerësosh ritmin e rënies së flokëve. Përgjithësisht sa më herët të fillojë rënia e flokëve aq më shumë jeni të prirur që të bëheni tërësisht qeros. Sidoqoftë, ritmi me të cilin flokët bien është vazhdimisht i vështirë për t′u hamendësuar.

 

Provoni që problemin e rënies së flokëve ta zgjidhni me kombinimin e strategjive vijuese:

Ushqimi për parandalim të rënies së flokëve

 

Proteina
Kryesisht edhe flokët janë të krijuara nga proteinat, prandaj është e sugjeruar konsumimi i ushqimit të pasur me proteina. Megjithatë, keni kujdes – ushqimi me shumë yndyrë mund ta rrisë nivelin e testosteronit që e përshpejton rënien e flokëve. Prandaj zgjidhni proteina të shëndetshme si peshkun, mëlçinë, kaçkavallin dhe djathin me pak yndyrë, vezë, bajame, qumësht nga soja, fasule dhe jogurt.

Ushqim të pasur me hekur
Hekuri luan rol të rëndësishëm në prodhimtarinë e hemoglobinës, më saktë pjesa prej gjakut që dërgon oksigjen deri në organet dhe indet. Prandaj duhet ta mbani hemoglobinën, dmth. hekurin, në gjendje stabile me ushqim të përshtatshëm.

Frutat e thata (në veçanti rrushi i thatë), lëng prej vishnje, drithërat, janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trupit tuaj dhe për flokët tuaj. Vitamina C e rrit thithjen e hekurit në organizëm, dhe kështu ngrënia e frutave si portokaj, luleshtrydhe apo limona duhet të jetë shprehi e përditshme nëse qëllimi juaj është parandalimi i rënies së flokëve.

Ushqim i pasur me zink
Zinku është i rëndësishëm në luftën me rënien e flokëve. Ka rol kryesor në kryerjen e disa funksioneve të lehta, por edhe balancimin hormonal.

Zinku është i përgjegjshëm për rolin e gjëndrave që janë të ngjitura afër folikulave të flokut. Do ta gjeni në mishin e kuq, mishin e shpezëve, në prodhimet e detit si gaforret apo molusqe. Kombinoni këto produkte në ushqimin e përditshëm dhe shpejt do ta vëreni efektin e ushqimit të shëndoshë.

Ushqimi i rregullt: Bukuria vjen nga brenda, ndërsa parakusht për flokët e shëndetshme është ushqimi i balancuar. Flokët për t’u rritur kanë nevojë për hekur, lizinë dhe vitaminë B e cila në organizëm futet me konsumimin e frutave dhe perimeve. Rekomandohet që njëkohësisht të pihet shumë ujë i pasur me minerale

Shampot: Shampot kundër rënies së flokëve nuk veprojnë brenda natës dhe sigurisht që nuk janë efikas siç pohojnë prodhuesit. Megjithatë, nuk duhet të harrohet ndikimi i tyre pozitiv në flokë. Shampot me rozmarinë nxisin qarkullimin e gjakut në skalp, derisa kafeina zgjat “jetëgjatësinë” e çdo fije floku.

Uthulla e mollës: Përdoret te humbja difuze e flokëve, respektivisht hollimi i flokëve në zonën e tërë kokës. Vjen deri te bllokimi i folikulave, ndërsa shkaku më i shpeshtë është kujdesi i gabuar ndaj flokëve. Uthulla e mollës duhet të përzihet me ujin ne raport 1:1,5 dhe të aplikohet në flokët e pastra të lagura dhe të shpërlahet mirë. Uthulla e mollës ndihmon edhe kundër zbokthit.

Tërfili grek: Fenugreek ose tërfili grek është bimë, farat e së cilës përdoren si erëza në kuzhinë, ndërsa njihet edhe për veprimin shërues. Përmban vitamina, lizinë, bakër dhe trigonelinë, ndërsa pikërisht kjo e fundit ndikon në balancën hormonale në trupin mashkullor. 

Hithrat
Perberesit ushqyes qe shfaqen te hithra , perberesit e kesaj bime qe eshte mjaft e perdorur kunder renies se flokeve: hekuri, aminoacidet, zinku, silice dhe vitaminat B kontribuojne ne rindertimin e qelizave te rrenjes se flokut.
Gjysem litri tretje alkoolike (substance e perdorur per te nxjerrur perberjet nga bimet) , fusni 100 gram gjethe hithrash pikante, 500 g uje, 500 g uthull. Lereni ashtu per 10 dite. Masazhoni rrenjen e flokeve me kete pergatitje cdo mbremje para se te flini.

Nje maske vegjetale
Provojeni kete recete bukurie per te forcuar floket tuaj dhe per te ngadalesuar renien e tyre : lereni ato ashtu per 3 dite : 50 g borzilok, 15 manaferra dhe dy luge gjelle fara lulesh ne ¼ litri vaj ulliri.
Aplikojeni masken ne rrenjen e flokut, me pas shperndajeni ne te gjithe gjatesine e tij. Mbeshtillini floket me nje peshqire dhe lereni te veprojne per 2-3 ore perpara se ti lani me shampoo.

 

Praktika të tjera

Pini 10-12 gota ujë çdo ditë dhe konsumoni produkte me përmbajtje të lartë proteinike, hani fruta, perime dhe produkte të qumështit.
Aloe Vera është e njohur për vlerat e saj shëruese dhe vetitë qetësuese. Por ajo gjithashtu përmban enzima të rëndësishme që janë të mira në stimulimin e rritjes së flokëve. Përpiquni të merrni xhel natyror Aloe Vera dhe masazhojeni atë mbi kokë pas shampos.
Masazhoni kokën 2-3 herë në ditë çdo ditë me vaj bajameje, duke qënë se kjo e fundit ndalon rënien e flokëve.
Aplikimi i qumështit të kokosit është gjithashtu një ilaç efektive për rënien e flokëve.
Aplikoni një paste të përgatitur me vaj të nxehtë ulliri, mjaltë dhe 1 lugë çaji pluhur kanelle para se të bëni dush dhe lëreni të veprojë atë për 15 minuta.
Lani flokët me lëng limoni ose uthull.
Shtoni 6-8 pika lëng limoni në një vezë. Rrihini mirë dhe aplikojeni në flokët tuaj para larjes së kokës.

Dëmtime nga krehjet dhe larjet e shpeshta

Dëmtime mekanike që mund të shfaqen nëpërmjet krehjes së shpeshtë dhe të fortë. Larjet frekuente (normale është larja 2-5 ditë) me substanca detergjente të forta çojnë në rritje të dëmtimit të flokut, humbje të shkëlqimit dhe në ndarje të pjesës së fundit të flokut. Pra, theksohet se procedurat si ngjyrosja, dekolorimi dhe bërja permanent mund të kenë një efekt të konsiderueshëm në strukturën e flokëve në qoftë se nuk realizohen në mënyrë korrekte dhe me produkte kimikate të forta.

Ngjyrosja dhe dekolorimi

Përdorimi i dekoloruesve të fortë siç përdoren peroksidet (hidrogjen peroksidi) vepron mbi melaninën e flokut që oksidohet e ndryshon ngjyrë. Veç veprimit në pigment vërehen dhe dëmtime në keratinen e flokut që janë të rëndësishme për stabilitetin e flokut që ndahet dhe oksidohet.

Deformimet e flokëve

Deformimet e përkohshme: shkaktohen nga trajtimi i flokëve të lagur me masha të nxehta, kremra flokësh ose fiksues formë (llak). Në tërë këto forma dëmtimet e flokëve nuk janë aq të thella dhe të rëndësishme nëse përdoren në frekuenca kohore të lejueshme dhe produkte cilësore.

Trajtimet bimore sipas tipit te flokut
———————————————-
Shkaktaret qe nderpresin rritjen e flokut. Testosteroni, armiku kryesor per renien e flokeve.Nje njeri i shendetshem ka nga 100 mije deri ne 130 mije qime flokesh.
Floku i njeriut zgjatet me rreth dy milimetra ne jave. Ushqimi i keq dhe semundjet e nderpresin procesin e rritjes se flokeve. Eshte thelbesore mbajtja e higjienes per flokun. Me kete duhet te kuptohet zgjedhja e shampos se pershtatshme per tipin e flokut.
Nuk eshte e keshillueshme nderrimi i shpeshte i llojit e shampos.
Nese floket i lyeni, boja duhet aplikuar se pari ne nje tufe te vogel flokesh per shmangien e efekteve anesore. Rreth 70 per qind e meshkujve ne bote, sipas studimeve, vuajne nga renia e flokeve. Sipas specialisteve, pervec trashegimise, fajin per kete e ka edhe hormoni testosterone, i cili eshte armiku numer nje per renien e flokeve.

Renia e flokeve

Floket rriten per dy deri tre vjet perpara se te bien. Renia e flokeve te vjeter eshte krejtesisht natyrale. Nga porja e ciles bie floku i vjeter, zakonisht pas nje fare kohe del nje qime e re floku. Ne nje dite njerezve mund t´u bien 150 qime flokesh. Ka shkaqe te ndryshme qe shkaktojne renien e flokeve, si ndonje semundje infektuese, perdorimi i nje ilaci te caktuar etj. Kur renia e flokeve nuk eshte gjenetike ose e lidhur me semundje, parandalimi i ketij fenomeni eshte i mundur duke ndjekur disa keshilla. Fenomeni fillon reth moshes 20 deri 30 vjec. Floket behen me te dobet, bien ne menyre masive dhe nuk dalin me te rinj. Renia e flokeve mund te shkaktohet edhe nga trashegimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me nje enzime te caktuar dhe shnderrohet ne nje dihidrotestosteron, apo sic emerohet ndryshe DHT. Kjo futet nepermjet gjakut qe riqarkullon ne rrenjet e flokeve dhe ngujohet aty. DHT jo vetem pengon rritjen e flokeve, por edhe ndalon daljen e flokeve te rinj. Me kalimin e kohes poret mbyllen krejt. Rreth 20 per qind e femrave ne bote vuajne nga renia e flokeve. Zakonisht nje femer mund te humbase floke vetem nese kalon stres, perdor boje te keqe, nuk i ushqen floket ose dhe nese perdor lende narkotike te ndryshme. Kurse 30 vjec eshte mosha mesatare kur nis fenomeni i renies se flokeve. Specialistet tregojne se, realisht fenomeni nis qe ne moshen 20-vjecare, kohe kjo kur ne koken e njeriut fillojne te perdoren produkte te ndryshme kozmetike.

Floket normale

Floket jane normale atehere kur nuk kane anomali ne rrenje dhe ne gjatesine e tyre. Floke te tille jane te shkelqyeshem, te forte dhe te shendetshem. Ideale per to eshte kur ne i kemi gjithnje ne ekuiliber, duke perdorur produkte delikate ne larjen dhe pastrimin e tyre, por pa dyshim dhe ne trajtim. Eshte mire te mos perdorim shampo dhe balsame shume agresive, dhe nje here ne muaj te perdorim maska ushqyese.

Floket e thate
Thatesia e flokeve varet nga shkaqet fiziologjike ose dhe nga shkaqet ambientale. Shume here floku eshte i thate, sepse nuk lubrifikohet mire nga organizmi, por mund te behet i thate dhe per shkak te diellit, eres, si dhe per shkak te mungeses se lageshtise se ajrit qe e privojne ate nga hidratimi. Floke te tille dallohen, sepse jane te ashper, te thate me fije ne rrenje dhe nuk rrine bukur. Trajtimet e ashpra e keqesojne akoma dhe me shume punen. Dhe keto jane tharja me tharese, drejtimet me piaster, dekolorimet dhe permanenti. Floket e thate kane gjithnje dy fije dhe keputen menjehere. Qe t’i kthejme ne te shendetshem duhet t’i trajtojme me prodhime hidratuese dhe te embla. Maskat qe duhet te perdoren ne kete rast jane me baze avokadoje, vaji dhe veze.

Floket me yndyre

Kur floket kane nje pamje prej vaji dhe te ndritshme, qe duken sikur peshojne shume dhe behen pis menjehere, natyra e tyre eshte floke i yndyrshem. Ky fenomen ndodh per shkak te nje sekrecioni te shpeshte dhe vjen nga natyra e brendshme e organizmit, por vjen dhe si rrjedhim i stresit te njeriu, menyra e te ushqyerit dhe smogu ambiental. Kush ka keto lloj flokesh perpiqet t’i laje shpesh, madje edhe cdo dite. Nese keni nje tip te tille floku duhet te kini kujdes nga sapuni i tepert, sepse sjell nje perkeqesim te situates. Produktet qe duhet te perdoren te floku i yndyrshem jane specifike per floket me yndyre dhe per larje te shpeshta. Nese ka nje problem shendetesor duhet t’i drejtoheni dermatologut, ne menyre qe ky i fundit te vendose nje trajtim te personalizuar. Perdorimi i nje caji me nenexhik perpara se te shpelani i ndihmon floket. Gjithashtu, dhe esenca e qiparisit ndihmon shume, sepse riekuilibron lekuren e flokut.

Floket me zbokth
Zbokthi qe shihet mbi floke, vjen si rrjedhim i nje shqetesimi te vertete dhe ka te beje me shperberjen e lekures se kokes dhe nje shkembim i shpejtuar i lekures se kokes. Ne keto raste floket jane shume te dobet dhe shpesh, bashke me zbokthin, kemi dhe shtim te se kruares se kokes dhe yndyre. Shkaqet vijne qe nga menyra e te ushqyerit deri te problemet psikologjike. Trajtimet duhet te jene specifike dhe delikate, ne menyre qe te mos e rendojme fenomenin e zbokthit. Mund te ndihmojne ne kete rast maska me vaj dhe me masazh. Nese fenomeni rritet duhet te shkohet te mjeku. Ndihmojne dhe maskat me rozmarine, apo me hithra, qe perdoren pas larjes.

Floket e trajtuar

Floket e trajtuar dhe te lyer kane nje nevoje te vecante per perkujdesje. Perberesit qe perdoren ne lyerje, ne drejtimin dhe perberesit e permanentit i dobesojne. Shampoja duhet te jete shume delikate dhe specifike, sepse ajo perben karakteristikat e trajtimit dhe ne te njejten kohe mbron kuroren e flokeve. Per t’i dhene ndricim dhe peshen e duhur mund te provojme nje maske me vaj bajamesh ose arrash.

Floket qe bien

Te gjitha floket bien ne periudhen e pak viteve, duke u zevendesuar gjithnje me te reja. Ne vjeshte kemi nje rritje te renies se flokeve. Faktori eshte stinor dhe zgjat disa jave, ne rast te kundert duhet te perdorim ushqime qe rrisin formimin e keratines. Per kete sherben proteina, glicina dhe cistina, oligoelementet, si dhe vitaminat apo aminoacidet. Shampot qe duhet te perdoren duhet te respektojne lekuren dhe t’i japin vitalitet. Vaji kryesor qe mund te perdoret si popullor eshte ai i borzilokut, i cili stimulon rritjen e flokut. Nje zgjidhje qe mund te behet vete ne shtepi eshte te ferkosh lekuren e kokes me disa luge raki, nje trajtim qe duhet bere ne mbremje dhe duhet lare ne mengjes. Ne vend te rakise ka njerez qe perdorin dhe lengun e zier me rozmarine.

Koka tulle

Reniet e flokeve prekin si burrin, ashtu dhe gruan dhe shkaqet jane gjithnje te lidhura me faktore hormonale dhe gjenetike. Ne rast se koken e keni tulle duhet te pastroni me shume kujdes lekuren e saj. Duhet te perdorni trajtime me balte termale per bukurine e lekures se kokes. Mund te perdorni dhe ujin e rozmarines dhe te eukaliptit per floket qe nuk duan t’ju rriten.

 

Permanenti

Zëvendëson praktikën e përdorimit të mjeteve të ngrohta në realizimin e ondeve me mjete të ftohta. Duhet pasur shumë kujdes në këto trajtime kozmetike, sepse dhe permanenti i ftohtë përmban rrezikun e dëmtimit të flokëve, dëmtim ky që është më i konsiderueshëm në personat me flokë biond të hollë. Si rezultat i dëmtimeve vërehen tharja, humbja e vitalitetit, humbje e shkëlqimit, flokët bëhen më të brishtë dhe ndarja e flokut në fundin e lirë, dhe më vonë flokët marrin formën e furçës. Menjëherë duhet kërkuar ndihma e dermatologut nëse vërehen dëmtime. Nëse nuk vërehet dëmtim të rrënjës së flokut dhe nuk vërehen shenja sëmundjeje në lëkurën e kokës atëherë këto dëmtime janë të rikthyeshme deri në rritje të flokëve të rinj.

Por ka raste që procedurat në sallonet e bukurisë mund të shkaktojnë dhe probleme alergjike si në rastet e dermatiteve alergjike në lëkurën e kokës dhe sigurisht këto kërkojnë të trajtohen nga mjeku dermatolog.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit