Shikoni se si forcat izraelite vrasin një 12 vjeçar në Gaza (VIDEO)

0
94

Forcat izraelite kanë vrarë tre palestinezë duke përfshirë një fëmijë i cili ishte pjesëmarrës në protestën që po zhvillohet në Gaza të Izraelit.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë që ushtarët po mbronin veten kundër protestuesve që po hedhin granata dhe eksplozivë ndaj tyre.

Ministria e shëndetësisë nga Gaza ka bërë të ditur se edhe një 12 vjeçar ishte në mesin e të vrarëve, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Të paktën 195 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë protestës kufitare e cila ka filluar në mars të këtij viti.

Protestuesit kërkojnë t’u japin fund sanksioneve të vendosura nga Izraeli dhe Egjipti. Gjithashtu ata kërkojnë kthimin e familjeve palestineze të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre gjatë themelimit të shtetit hebre në vitin 1948.