8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shiko çka postoi RONALDO për refugjatët Sirian (Foto)

Më të lexuarat

Pas pamjeve shokuese të një fëmije të vdekur në bregdetin turk, nuk kanë vonuar edhe komentet dhe përkrahjet për popullin sirianë edhe nga futbollistët më me emër në botë.

Shumë familje siriane janë duke udhëtuar drejtë Evropës duke kërkuar një jetë më të mirë dhe mbi të gjitha një jetë më të sigurt, por fatkeqësisht disa nga ata nuk ia arrijnë këtij qëllimi, për shkak numrit të madh të udhëtarëve në barkat që i transportojnë ata deri në brigjet evropiane.

“Askush nga kombëtarja jonë nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj krizës së refugjatëve në Evropës dhe ndaj imazhet shokuese që janë përhapur nga mediat. Të gjitha mendimet tona janë me këta njerëz” ka thënë ylli portugez me anë të profilit të tij në Instagram.

Ronaldo njihet si një njeri shumë humanitar, pasi ai shumë shpesh bënë donacione dhe dhuron gjak për njerëzit me nevojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit