9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Shifrat e frikshme/ BBC: Mbi 100 mijë evropianë mund të vdesin nga vapa

Më të lexuarat

Shifra alarmante lidhur me pasojat e motit me temperatua ekstreme dhe vapen perveluese.

foto

Shkencetaret kane tjeksuar se moti ekstrem mund te vrasë deri në 152 mijë njerëz në vit në Evropë, duke filluar nga viti 2100, nëse nuk ndërmerret asgjë për t’i mbajtur nën kontroll efektet e ndryshimeve klimatike.

Numri është 50 herë më i madh se sa vdekjet e raportuara tani, thuhet në ditarin The Lancet Planetary Health, sipas BBC.

Sipas tyre, valët e nxehtësisë mund të shkaktojnë 99% të vdekjeve që lidhen me motin, ku Evropa Jugore do të jetë e prekur.

Sipas tyre, nëse nuk bëhet asgjë për t’i reduktuar lëshimet e gazrave nga serrat dhe për t’i përmirësuar politikat e reduktimit të impaktit kundër ngjarjeve ekstreme të motit atëherë studimi nga Joint Research Centre i Komisionit Evropian thotë se vdekjet e shkaktuara nga moti ekstrem mund të rriten nga 3 mijë në vit mes 1981-2010, deri në 152 mijë sosh mes viteve 2071-2100.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit