11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Shifrat, 8 ‘kryebashkiakë’ me vota më shumë se numri i votuesve

Më të lexuarat

Ndërkohë që pritet të mbyllet procesi i numërimit për të gjitha bashkitë e vendit, deri më tani ky proces ka përfunduar për 28 bashki.

Por duket se në numrin final të votave të fituara nga kandidatët e majtë ka një mëdyshje, pasi kanë marrë më shumë vota sesa ka qenë numri i votuesve në total.

Në tabelën e bërë publike dje nga KQZ, deri në orën 19:00, orë kur u mbyll zyrtarisht votimi, shihet sa ka qenë numri total i votuesve në bashkitë e vendit.

Ndërsa në tabelën e publikuar sot nga KQZ, në bashkitë që ka përfunduar procesi i numërimit, shihet sesa është numrit i votave që kanë fituar kandidatët.

Rezultatet paraprake që nuk përputhen, për 8 bashki të vendit:

Ura Vajgurore-Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 5900 votues-  Ka fituar me -7666 vota

Vorë-Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 6120 votues- Ka fituar me -6208 vota

Memaliaj– Kanë marrë pjesë në votime gjithsej  4150 votues-  Ka fituar me -4206 vota

Malësi e Madhe– Kanë marrë pjesë në votime gjithsej  7600 votues-  Ka fituar me -7772 vota

Lushnjë- Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 27243 votues-  Ka fituar me – 28086 vota

Himarë-Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 4162 votues-  Ka fituar me –  4209 vota

Divjakë-Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 13000 votues-  Ka fituar me – 13513 vota

Bulqizë-Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 7500 votues-  Ka fituar me – 7529 vota

/dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit