12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shi artificial për të luftuar ndotjen

Më të lexuarat

Ushtria indoneziane ka përdorur aeroplanët ushtarakë për të krijuar shi artificial këtë të hënë (25 shkurt), pasi smogu i lartë i shkaktuar nga zjarret në pyje bënë që shkollat të mbyllen në ishullin e Sumatrës, thanë zyrtarët.

“Aeroplani mund të mbajë tonelata kripë për t’u përdorur në ‘mbjelljen’ e reve”, tha Edwar Sanger, kreu i agjencisë për mbrojtjen civile në provincën Riau në Sumatra.

Dukshmëria në nën-qarkun e Rupat ishte aq e ulët se 100 metra.

Zjarret në pyje janë rrezik i përvitshëm në Indonezi dhe mjegulla e krijuar nga tymi ndikon shpesh edhe në Singaporin fqinj, Malajzi dhe Tajlandë, duke shkaktuar ndotjen e ajrit në nivele të rrezikshme.

Një studim nga universitetet e Harvardit dhe Columbia zbuloi se më shumë se 100,000 njerëz në Azinë Juglindore mund të kenë vdekur para kohe në 2015 si rezultat i zjarreve në pyje në Indonezi.

Hulumtimi i atribuoi vdekjet e parakohshme për shkak të thithjes së sasive të larta të grimcave me bazë karbonin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit