9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

SHH „Lugina e Preshevës“ në Zvicër, gjatë 2015 dërgoi ndihma edhe në Maqedoni

Më të lexuarat

Pas konsultës me anëtarët e kryesisë, me që jemi vëllezër që të gjithë, pavarësisht se nga cila trevë e atdheut vijmë, e kemi parë të rrugës, që të ndihmojmë edhe në Maqedoni dhe kemi pasur nderin, që shoqata jonë të participoj me një ndihmë modeste edhe në ngritjen e përmendores së heroit kombëtar, komandant Aqif Reçani në vendlindjen e tij në Reçan të Gostivarit.

Thënë në tërësi me një fjalë, SHHLP, është e kënaqur me ndihmat që janë mbledhur dhe janë ndarë, dhe shpreson shumë, se dhe gjatë këtij viti, bëmirësit, anëtarët e shoqatës, kryesitë e xhamive, dhe të gjithë zemërbardhët, do të ndajnë ndihma në llogarinë e shoqatës sonë, sepse prej ditës së parë e deri më sot, çdo gjë që kemi shpërnda i kemi me fakte dhe do ti ruajmë.
Shoqata është e pastër me punën vullnetare që ka bërë, për ti ndihmuar ata që kanë nevojë, e në atdhe presi ndihma nga ne, e padyshim, që të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe ndihmojnë, perëndia do ia kthej me të mira. Falënderojmë shumë që të gjithë, e padyshim edhe mediat, që na kanë përkrahur pa rezervë dhe presim që edhe gjatë këtij viti të kemi bashkëpunimin, sikurse që e kemi pasur edhe gjatë viteve që kanë shkuar.
Nuk është e lehtë të kërkohet ndihma, por ne kemi kërkuar ndihma dhe do të kërkojmë, sepse e kemi borxh për njëri tjetrin. Të jemi më të bashkuar, më dorëdhënës dhe të respektohemi edhe më shumë me njëri tjetrin.
Kudo që jeni bashkëkombas, ju urojmë këtë vit të ri dhe dasht perendia, që të na jep të mira dhe të shohim sa më pak të varfër, ndërsa familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, jetimët, e di, se do të ndihmohen nga ju dhe ne.
U pafshim në gëzime dhe perendia na ndihmoftë. Për fund, do të donim, që t`ju njoftojmë rreth ndihmave, se së shpejti do t`ju informojmë më hollësisht edhe në portalin e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, www.shhlp.com.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit