9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

SHGM dënon sulmin ndaj gazetarëve

Më të lexuarat

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i ka dënuar sulmet ndaj ekipeve gazetareske gjatë protestave të ditës së sotme.

Në një reagim me shkrim, kjo Shoqatë thotë se kohëve të fundit është bërë tejet shqetësuese dukuria e sulmeve ndaj gazetarëve dhe xhiruesve gjatë kryerjes së punës së tyre. Është e pahijshme që qytetarët të cilët marrin pjesë në protesta, mllefin e tyre ta zbrazin mbi gazetarët, thuhet në reagim. Shoqata e Gazetarëve fton Ministrinë e Brendshme t’i identifikojë sulmuesit dhe kundër të njëjtëve t’i ndërmarrë masat përkatëse. Njëherësh kjo Shoqatë vlerëson se përgjegjësi mbi incidentet e sotme duhet të bartin edhe organizatorët e protestës. /alsat/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit