10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shet çmimin Nobel për të mbijetuar

Më të lexuarat

Varfëria i prek të gjithë, qoftë dhe ata që i kanë dhënë njerëzimit shumë përmes zbulimeve të tyre të mëdha.

Biologu i famshëm Xhejms Uatson ka nxjerrë në shitje Çmimin Nobel pasi nuk ka mënyrë tjetër për të mbijetuar.

Uatson fitoi Çmimin Nobel në vitin 1962 për zbulimin e strukturës së dyfishtë të ADN-së.

Në një intervistë për “Financial Times” Uatson tha se gjendet në një situatë tepër të rëndë ekonomike dhe se askush nuk kujdeset për të.

Çmimi Nobel është hedhur të enjten në ankand në Nju Jork ndërsa vlera e tij është 3.5 milionë dollarë, ndërsa çmimi rezervë është 2.5 milionë.

Ai tha se me paratë që do të fitojë do të blejë një pikturë të britanikut David Hokni, ndërsa një pjesë tjetër do ta dhurojë për universitetin ku ai kreu studimet.

Uatsoni shkaktoi pakënaqësi të madhe, kur deklaroi se njerëzit me origjinë afrikane në thelb kanë nivel më të ulët inteligjence se njerëzit e bardhë.

Kjo deklaratë e bëri atë të jetë i padëshiruar dhe u shkarkua dhe nga punët akademike të cilat i bënte./albeu.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit