11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Sheriati mund të shpëtojë ekonominë botërore

Më të lexuarat

Paris: Gazeta më e madhe ekonomike në Evropë u bën thirrje shteteve shekullare të zbatojnë sheriatin islam në fushën e ekonomisë si zgjidhja e vetme dhe më e mirë për të dalë nga kthetrat e ligjit kapitalist, i cili qëndron pas kësaj katastrofe ekonomike në botë.

Në editorialin e gazetës “Tchalindz”, Bofis Fansun, kryeredaktori i kësaj gazete shkruan temën me titull “Papa apo Kurani”, duke nxitur një polemik në çështjen ekonomike.

Në këtë shkrim autori pyet për moralin e kapitalizmit si dhe rolin e Krishterimit si fe dhe rolin e kishës katolike në mosangazhimin e saj që t’ua bëjë të qartë se kjo ekonomi e keqe e ka hedhur njerëzimin në humnerë. Në një formë autori pyet edhe për pakujdesinë e Papa Benediktit XVI duke thënë: “Mendoj se ne në këtë kohë kemi më së shumti nevojë për leximin e Kuranit në vend të Ungjillit, që të kuptojmë se ç’po ndodh me ne dhe me bankat tona, sepse sikur udhëheqësit e bankave tona të respektonin atë që ka ardhur në Kuran prej mësimeve dhe dispozitave, sikur t’i zbatonin ato, ne nuk do të kishim ardhur deri në këto katastrofa dhe probleme dhe nuk do të kishte ardhur gjendja jonë deri në këtë situatë të vështirë dhe të hidhur. Sepse “paratë nuk lindin para”.

Në të njëjtën kohë, por me një trimëri dhe me një sqarim më të madh, kryeredaktori i gazetës “Journal Finance”, Rollan Liskin, në këtë javë në gazetën e tij kërkoi domosdoshmërinë e zbatimit të sistemit islam në fushën e pasurisë dhe ekonomisë për vendosjen e një vije të qartë për këto probleme të cilat tronditën tregjet botërore, të cilat po luajnë me bazat e marrëdhënieve dhe fitime e paligjshme. Liskin në artikullin e tij me titull “A do të pranohen dispozitat e sheriatit islam në këtë çështje” tregon edhe rrezikun e sistemit kapitalist dhe domosdoshmërinë në kërkimin sa më të shpejtë të një zëvendësimi për daljen nga kjo krizë. Po ashtu ai solli një seri propozimesh ku në rend të parë ishte zbatimi i sistemit të ekonomisë islame edhe pse një gjë e tillë bie ndesh me besimet dhe traditat e perëndimorëve.

Si rezultat i kësaj thirrjeje, organizata më e lartë zyrtare, e cila kujdeset dhe kontrollon aktivitetet e bankave në Francë, ka nxjerrë një vendim që pengon blerjen dhe kontratat e pakontrolluara dhe shitblerjen, e cila zbatohet përmes parimeve kapitaliste, me të cilat veçohet ky ligj dhe ka marrë vendim gjithashtu që të kushtëzohet kjo me ndërrimin e mallit brenda tri ditëve e jo më shumë prej momentit të shkrimit të marrëveshjes, gjë e cila përputhet me atë që gjendet në sheriatin islam.
E njëjta organizatë ka nxjerrë vendimin ku lejon shoqatat dhe organizata të ndryshme dhe tregtarët që të punojnë me çeqet islame në organizatën tregtare në Francë, pasi çeqet islame janë disa dokumente që janë të siguruar në forma të ndryshme që përputhen me rregullat e sheriatit islam.

Islami ofron zgjidhje

Ka disa vite me radhë që njerëzit e ekonomisë dhe të mençurit në Perëndim tërheqin vërejtjen e rrezikut të asaj që po udhëheq sistemi kapitalist në ekonomi dhe gjithashtu tërheqin vërejtjen për domosdoshmërinë e kërkimit të ndonjë zëvendësimi, e që është zëvendësimi i sistemit islam në ekonomi .

Lurita Napalioni, hulumtues italian, në librin i cili ka dalë kohëve të fundit me titull “konomia e birit të Avës”, jep shenjë dhe tregon për rëndësinë dhe zëvendësimin e këtij sistemi kapitalist me ligjin islam dhe rolin e ligjit islam për shpëtimin e krizës së ekonomisë perëndimore. Po ashtu, në këtë libër Napalioni përgjegjësinë e kësaj situate të hidhur të ekonomisë botërore dhe rezultatin të cilin ne po e jetojmë sot ia faturon prishjes së shtesave dhe fitimeve pa kufi në treg.

Po ashtu, autori shton se mbajtja e një peshoreje në tregjet e mallrave mund të arrihet përmes ligjit islam. Pasi perëndimorët ekonominë islame e kanë përngjarë me terrorizëm, Napolioni sheh që sistemi i ekonomisë islame është dinamika më e mirë që e nxjerr botën nga kjo krizë e pasurisë .
Po ashtu, ai sqaron se bankat islame mund të jenë një zëvendësim shumë i përshtatshëm në bankat perëndimore.
Me rënien e bursave këto ditë dhe me problemin e borxheve në SHBA, u pa nevoja e madhe për një ndryshim rrënjësor në banka.

Morris Allais, ekonomist francez, i cili kishte marrë çmimin Nobel në ekonomi, sheh një problem shumë të madh në ekonominë botërore të cilën e udhëheqin liberalët dhe thekson se situata është në buzë të greminës dhe të rritjes së problemeve.

Për të dalë nga kjo situatë dhe për të kthyer një normalitet në ekonomi, ai sheh dy kushte të cilat duhen të plotësohen. Kushti i parë është të hiqet fajdeja dhe të bjerë ne 0% dhe prej fitimit të merret 2% dhe kjo është ajo e cila përshtatet me sheriatin islam, që është ndalimi i kamatës dhe dhënia e zekatit.

Problemet e sotme ekonomike në botë erdhën kur shumë nga bankat në Amerikë falimentuan dhe e fundit prej këtyre bankave ishte Washington Mietkation Bank, e cila llogaritet ndër bankat më të mëdha në SHBA.
Kjo bankë, e gjashta në Amerikë, është ndikuar dhe ka rënë në këtë gjendje për shkak të problemeve të rënies së madhe të bursave.

Muhamed Nuri
Marrë nga ueb faqja www.islamonline.net
Përktheu: Shaban Murati
26.10.2008

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit