Shërbimi sekret serb planifikon vrasjet mes krishterëve dhe muslimanëve shqiptar

0
156

Shteti shqiptar është lehtë të shkatërohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Kjo është deklarata që tronditë Ballkanin dhe vjen nga bashkëpuntori i intelegjencës serbe dhe mik i afërt me ish drejtorin e intelegjencës serbe, Dejan Luciq .

Ai këto komente i bëri në intervistën e fundit në emisionin “Në Qendër” ku i fton shërbimet sekrete serbe për nxitjen e luftës qytetare në Shqipëri shkruan Zhurnal-Maqedoni.
Ai hapur fton shërbimet intelegjente serbe të nxisin luftë cilvile ndër shqiptarët duke përçarë ata në vija fetare dhe fisnore. “Shteti shqiptar është lehtë të shkatërohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmejt veti, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe muslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mundet të shkatërohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarë në Shqipëri tretet endërra për Shqipërinë e Madhe”, thotë ai duke e elaboruar një nga skenarët e mundshëm për të shkaktuar luftë civile në Shqipëri dhe ndër shqiptarët raporton Zhurnal.

Ai është i bindur se nëntoka serbe me mbështejten e shërbimeve të intetelegjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri. “Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurentin e tij dhe ja luftë fisnore mes shqiptarëve. Nëse shkaktoni konflikt mes Thaçit dhe Haradinajt çdoherë mund ta ndizni zjarrin”, parashikon bashkëpuntori i intelegjencës serbe dhe mik i afërt me ish drejtorin e intelegjencës serbe, Dejan Luciq.