11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Sheqeri i tepërt i dëmshëm sa duhani dhe alkooli

Më të lexuarat

Studuesit amerikanë kanë propozuar vendosjen e një takse për sheqerin, për të ulur nivelin e konsumit të tij.

Sipas specialistit Robert Lustig, sheqeri është një produkt që dëmton organizmin, njëlloj si duhani apo alkooli, duke shkaktuar sëmundje të rënda, kryesisht të lidhura me obezitetin.

Obeziteti është një problem që shqetëson sot të gjithë botën, por në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një amerikan konsumon mesatarisht rreth 59 kg sheqer në vit. Një lugë sheqer peshon 4 gr, dhe sipas llogaritjeve një amerikan arrin të konsumojë rreth 44 lugë sheqer në ditë.

Produktet e ëmbla, për fëmijë dhe adoleshentë në SHBA, janë konsideruar si “droga të ëmbla”. Për këtë arsye shkencëtarët propozojnë vendosjen e një takse për produkte të tilla, për të reduktuar konsumimin e tepërt të tyre. /albeu

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit