7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SHËNOHET 67 VJETORI I SULMEVE HIROSHIMA-NAGASAKI

Më të lexuarat

Qyteti japonez, Hiroshima, shënoi sot përvjetorin e 67-të të sulmit të parë atomik në botë.

Dhjetëra-mijëra njerëz, përfshirë të mbijetuariut, të afërmit e viktimave, zyrtarët dhe delegatët ndërkombëtarë, u mblodhën në Parkun Paqësor Memorial të Hiroshimas-afër epiqendrës së sulmit të 6 gushtit 1945 për t’i kujtuar rreth 140 mijë viktimat e shpërthimit.

Një shpërthim i dytë atomik, i cili pat ndodhur atëkohë dy ditë më pas në Nagasaki, pat lënë të vrarë dhjetëra mijëra njerëz të tjerë duke e detyruar Japoninë të dorëzohet para aleatëve të Luftës së Dytë Botërore, njofton REL.

Kryetari i Hiroshimas, Kazumi Matsui, tha se Japonia duhet të udhëheqë përpjekjet për çarmatim bërthamor.

Ai madje theksoi se incidenti bërthamor i vitit të kaluar në Fukushima ka vënë në dukje rrezikun e teknologjisë bërthamore edhe nëse ajo përdoret për qëllime paqësore.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit