14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Shenjtëria e gjakut, pasurisë, dhe nderit të muslimanit, më e madhe se shenjtëria e Qabes?!

Më të lexuarat

Shenjtëria e gjakut, pasurisë, dhe nderit të muslimanit, më e madhe se shenjtëria e Qabes?!

Abdullah ibn Amri – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – ka thënë: E pashë Profetin – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – kur bënte tauaf rreth Qabes (rrethrotullim) dhe e dëgjova të thoshte (duke ju drejtuar ‘shtëpisë së shenjtë’) :
“Sa e mirë je dhe sa e mirë është aroma jote! Sa madhështore je dhe sa madhështore është shenjtëria jote! Por pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti i Muhamedit, shenjtëria e besimtarit është më madhështore tek Allahu i Lartësuar se sa shenjtëria jote, e po ashtu edhe pasuria dhe gjaku i tij, dhe që të mos mendohet për të (besimtarin) veçse mirë”

E konsideroi ‘hasen’, të mirë me rrugë të tjera shejkh Albani në ‘Es-Silsiletus-sahihah: (3420)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit