7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shenjat e ulçeres ne Stomak

Më të lexuarat

Shenja që tregojnë se ju keni ulçër në stomak; Çfarë duhet të bëni për ta kuruar atë

Ulçerat janë plagë të hapura, që mund të infektohen lehtë, dhe mund të shkaktojnë infeksion në tërë trupin, dhe të rezultojnë me dhimbje të mëdha. Njerëzit të cilët kanë një histori në problemet e tretjes janë plotësisht të vetëdijshëm me ulçerat dhe e dinë se sa të dhimbshme mund të jenë.
Është me rëndësi të madhe për të mësuar më shumë për ulçerat me qëllim parandalimin dhe trajtimin e tyre në mënyrë natyrale.

Si zhvillohen ulçerat në stomak

Shumë shpesh ulçerat stomak duken si një reagim ndaj stimulimeve të ndryshme. Sipas shumë ekspertëve, një dietë e pasur me vaj, yndyra të rënda, ose acid mund të krijojnë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e ulçerave. Opinionet janë të ndara dhe disa mendojnë se stresi mund të jetë shkaktar në zhvillimin e ulçerave. Megjithatë, duket se njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj problemeve të tretjes në përgjithësi, dhe kjo mund të çojë në një rritje të rrezikut të ulçërave.
H. pylori është konsideruar të jetë shkaku kryesor i ulçerave. Por edhe marrja e antibotikëve dhe aspirinave mund të shkaktojë ulçër në stomak. Kur bakteriet hyjnë në stomak, kthehen në një infeksion dhe ky mund të përfshijë të gjithë sistemin e tretjes. Shumë njerëz vuajnë nga ky infeksion për shumë vite, dhe disa njerëz madje ekanë atë për gjithë jetën e tyre.

Simptomat e fshehura të ulçerave në stomak

Në rast se ju jeni në rrezik për ulçerat në stomak ose të supozojmë që ju tashmë keni një të tillë, është me rëndësi të madhe për të mësuar më shumë në lidhje me simptomat e fshehura. Ato mund të ndodhin në mënyra të ndryshme, dhe të kuptuarit e tyre mirë mund t’ju ndihmojë të identifikoni një ulçer dhe të bëni diçka për këtë.

Simptomat e mëposhtme tregojnë që ju mund të keni probleme në aparatin tretës ose ulçër në stomak

– Parregullsi në jashtqitje, me gjak, dhe me ngjyrë të errët.
– Të vjella.
– Humbje peshe.
– Gazra të tepërta.
– Lodhje e përgjithshme dhe ndjenja e sëmurë.
– Të përziera.
– Humbja e oreksit ose ndjesia e urisë shumë shpesh.

– Dhimbje dhe djegie në stomak ose në zorrë.

– Të vjella të shpeshta dhe ndryshime në jashtëqitjen tuaj janë konsideruar simptoma të rënda, që shpesh tregojnë se ju jeni keni një ulçer të mëdhe apo të avancuar.

Për fat të mirë, ka mënyra të ndryshme natyrale në dispozicion, të cilat mund t’ju ndihmojnë për të kuruar ulçerat, si dhe parandalimin e tyre. Nëse ju ndiqni një dietë të shëndetëshme dhe bëni disa ndryshime për të përmirësuar gjendjen tuaj shëndetësore, rezultati do të jetë pozitiv.

Disa ushqime që ndihmojnë në parandalimin e ulçërës së stomakut

– Capsaicin; Kjo lëndë kimike e gjetur tek specat, është shumë e dobishme kur është fjala për parandalimin e ulçerave në stomak. Në thelb, capsaicin mbron stomakun nga dëmët e yndyrave të shumta.

– Bananja; Bananet janë të pasura me kimikate të cilat kanë aftësinë për të stimuluar prodhimin e mukusit. Mukusi mund të parandalojë ulçerat në stomak duke mbrojtur traktin digjestiv dhe gjithashtu ndihmon për të kuruar ulçerat ekzistuese. Është e rekomanduar që të zgjidhni banane të thata.

– Mjalti; Enzimat që gjenden te mjalti, si dhe cilësia e tij e përgjithshme mund të ndihmojë në kurimin dhe parandalimin e ulçërave.

– Flavonoidet; të njohura gjithashtu si bio-flavonoids mund të jenë një trajtim efektiv për ulçërat e stomakut; ushqimet që përmbajnë flavonoide janë; soja, bishtajoret, rrushi ikuq, lakra, brokoli, molla, manaferrat.

– Probiotics; janë bakterie që jetojnë në maja dhe ndihmojnë sistemin e tretjes të jetë aktiv dhe i lëvizshëm. Zakonisht gjenden në ushqime të frementuara veçanërisht në kos, miso (maja soje), kefir.

– Hudhra; Në rast se shkaku i ulçerës tuaj është H. pylori, hudhra është ushqim i përsosur për ju. Vetitë e saj antibakteriale mund të bëjnë mrekulli për parandalimin e ulçerës së stomakut.

– Boronica; është e njohur për të luftuar ifeksionet dhe ulçërën e shkaktuar nga H. Pylori.

Çfarë duhet të shmangni

– Qumështin.

– Alkoolin.

– Mishin e kuq.

– Kafen.

– Pijet e gazuara.

– Ushqimet e skuqura.

– Ëmbëlsirat artificiale.

– Ushqimet e shpejta.

Trajtimi në mënyrë natyrale është mënyra më e mirë e për kurimin dhe parandalimin e infeksioneve dhe ulçërës së stomakut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit