7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

SHËNIM: Gjeni diçiturën….

Më të lexuarat

14358648_10154557350051952_4251356555245534574_n

“Atë që se shpreh dot fjala, mundet ta shprehë fotoja” – kjo maksimë që shoqëron gjithnjë kumtin gazetaresk, ka marrë sot një vlerë të padiskutueshme në përçimin e  gjithë asaj se çfarë përfaqson Shqipëria e 25 viteve. Ajo është fotoja e biznesmenit Fadi Mitri, i cili më gjysmën e trupit të fashuar e nën allçi, i dërmuar brinjësh nga të goditurat me shkop bejzbolli – mjeti që vitet e fundit ka zëvëndësuar pistoletën në korksot – i dha një lamturimë të hidhur, të dhimbshme Shqipërisë.

Dita dhe çasti kur mbi të u lëshuan ç’njerëzisht ata që “policia e kthyer në detyrë” nuk i ka gjetur dot, edhe pse për një javë ka bërë një dorë të mirë të ardhurash për rripin e sigurimit – që pretendon se e ka për jetën tonë – ishte thjesht, por dramatikisht epilogu i një kalvari që ai nisi ta përjetonte qysh ditën që shkeli në këtë vend. Të parët me  të cilët është ballafaquar nuk kanë qenë “kaq kafshë për t’i dhënë një hu, ku të dhemb e ku të djegë”; përkundrazi, kanë qenë të kollarosur, të shkolluar, të krehur e parfumosur, – zyrtarë pra, shtetarë – por që brenda tyre kanë qenë po aq pushtër sa dhe ata që e lanë në gjak.

Le të shkojmë pak tek rrënjët. Për çfarë thonë se u rrah? Për çështje prone! Po, prona është një prej dramave të këtij vendi, gatuar aty tek politika, e cila e ka kthyer këtë vend ku gjysma tenton t’i vjedhë pronën gjysmës tjetër me në krye atë vetë – dhe ia ka arritur diku – ashtu, panginjshmërisht, pa asnjë skrupull, me ligje po të duash e me hu.

Më tej është drejtësia, “kafsha” tjetër e këtij vendi. Si ishte ai vendimi i gjyqtares Qeleshi për pronën ku do investonte libanezi…i jepej e drejta atij që “e kishte krasitur barin prej vitesh(!)”. Ose si në Kakome, ky gjyqtari shprehej se “Perandoria Otomane nuk kishte legjitimitet mbi trojet shqiptare(!)”

Ndaj dhe nuk gjenden autorët, ngase ata janë të shtrirë ngado dhe të shtrirë në vite.

Se, a mund t’i gjendet një përgjigje e arsyeshme pikëpyetjes së madhe që si ka mundësi, një javë pas rrahjes, ndodhur në periferi të kryeqytetit, ditën për diell, ende nuk ka asnjë autor, por ca të dyshuar nën pranga?

Por jo biznesmen që do hidhte gjysëm miliardi euro investim, por thjesht një qytetar të ishte, krejt anonim, fakti që rrihet me atë lloj makabriteti në sy të gruas e fëmijës, do e kish ngritur policinë në këmbë, nëse vërtet pretendon se është e Rilindjes. Më pas, së paku do kishim parë të parin e vendit që shkon dhe e viziton në spital, i thotë dy fjalë ngushëlluese dhe i përbetohet tek koka se “do e kapë lepurin me qere” në emër një të shteti që po rilind, sipas tij.

Jo, këto mund t’i shohësh vetëm në ëndërr.

mitri-2

Realiteti është diçka krejt tjetër: është fotoja e sotme e biznesmenit të bërë cung nga huri në mes të ditës, e cila do konkurojë në Corbis më fotot e vitit 1997 se kush e përfason më mirë Shqipërinë e 25 viteve

Po ta shohësh më vëmendje, biznesmenin libanez e përshkon një tis i lehtë lumturie teksa bëhet gati për fluturim. Dhimbjet që ndjen, padyshim fizike e ato të shpirtit, i ka zëvëndësuar me ndenjën që po shpëton njëherë e mirë nga një vend ku për pak la kokën. Ndaj dhe diçitura e saj do ishte: i lumtur që dola gjallë nga Shqipëria!  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit