SHËNIM: Gangsterë me imamët, të tredhur me gangsterët

0

Nga Bujar M Hoxha

 

-Me paraqitje oksidentale apo paksa më orientale, me ligjërim modern apo më tradicional, tash asnjë predikues musliman nuk i shpëton linçimit mediatik.

Flet për çështje fetare, për problemet globale, për gjëra të mjedisit rrethues, për aspekte të jetës shoqërore e familjare, bën seriozin apo shakatarin, ai është i destinuar të denigrohet e të kërcënohet.

Radikalizmi, fundamentalizmi e Islami politik janë termat më të përgjithshëm me të cilët kërkohet të kompleksohet sot udhëheqësi lokal i besimtarëve.

Ashtu siç kërkohet të kompleksohet e gjithë masa e besimtarëve.

Një përpjekje që shpesh nuk shkon kot, duke i bërë prijësat tanë vendorë në udhën tonë shpirtërore të kufizohen në ligjërimin e tyre në tema më pak të “rrezikshme”, për t’i shpëtuar kështu fshikullimit antimusliman, islamofob, ateist, sekularist…

Një zgjedhje që gjithsesi nuk jep sukses, sepse mbi ta do të bjerë sërish kamxhiku.

Edhe kur nuk ka diçka që nuk shkon, ajo sajohet, thjesht që imamët, vetë muslimanët, të denigrohen.

Në bën një shaka, në vë një ekran në shesh, në feston, në flet për detyrat e përgjegjësitë bashkëshortore, asgjë nuk të shpëton nga fshikullimi./tesheshi/

Nuk është kritikë, nuk është qortim, aq më pak diçka e sinqertë. Shkoqur, është dëshirë, padurim, për denigrim!

Ky synim për denigrim, i bashkuar me paburrërinë për të diskutuar çështje kritike për shoqërinë, bëhet akoma më i spikatshëm sa herë që ka ngjarje tronditëse.

Një e tillë ishte ajo e Elbasanit, ku shteti u zmbraps para së keqes. E bashkë me të doli në pah dhe tredhja e trajtësuesve të opionionit publik.

Heshtja e tyre qe emblematike, e njëkohësisht fantastike për të kuptuar njëherë e mirë se jo interesi qytetar, por tjetër interes i udhëheq ata.

Në nuk flasin për një nëpërkëmbje të tillë spektakolare të shtetit, për çfarë tjetër mund ta hapin gojën apo ta marrin lapsin për të shkruar!?

E thjeshtë: për gjëra që nuk u hyn gjemb në këmbë, e për të më tepër që u mundësojnë një rol ngadhënjyesi në kohën që jetojmë.

Një i tillë çfarë nuk shkroi në editorialet e tij përgjatë ditëve të fundit, po asnjë të tillë nuk ia kushtoi ngjarjes së bujshme.

Në vend të kësaj, pëlqeu të merrej me predikimin e një imami, duke përdorur një fjalor të ulët e përgjithësues, duke shtrembëruar kontekstin dhe mesazhin e tij, dhe, në fund, duke kërcënuar.

Një këshillë për besimtarët për mbarëvajtjen e jetës bashkëshortore iu përcoll publikut si një poshtërim publik i qenies femërore, si diskriminim.

E tëra e bashkëshoqëruar me fyerje të turpshme për imamin në fjalë e për imamët në përgjithësi.

Nëse para një muaji u shfrytëzua festa e muslimanëve për të ndezur një debat të paqenë, idiot, e në kufijtë totalisht të absurdes, tani mjafton predikimi krejt normal i një imami për ta rivënë në lëvizje ritualin e damkosjes së muslimanëve.

Nuk dihet nëse kjo “temë e re” do të debatohet gjatë, por e sigurt është se me fikjen e saj do të pasojë një tjetër, e shpikur ashtu nga hiçi, por e mjaftueshme për t’ia nisur sulmit ndaj imamëve dhe muslimanëve në përgjithësi.

Imami i goditur ia ka borxh bashkësisë së muslimanëve një përgjigje adekuate për goditësin e tij, që nuk ia kurseu as vënien në lojë të emrit.

Imami i goditur ia ka borxh integritetit të vet tregimin e vendit njeriut që u përpoq ta poshtërojë e ta kompleksojë. Sigurisht, në rrugë ligjore.

Për sa kohë janë respektues të ligjit, si ngahera, imamët nuk duhet të lejojnë askënd t’i fyejë e t’i nëpërkëmbë.

Nuk duhet të lejojnë as nëpërkëmbjen e besimtarëve. Eshtë detyra e tyre