17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Shëndetësi, më mirë të vraponi apo të flini në mëngjes?

Më të lexuarat

Debati midis ekspertëve mbi atë që është më e mira për trupin tonë: të qëndrosh mbuluar edhe një orë më shumë apo ta shfrytëzosh këtë kohë për një xhiro me biçikletë

Edhe këtë mëngjes – e diel – në vend që të rikuperosh pak gjumin, jeni ngritur herët për të bërë vrap “sepse na bën mirë”. Kjo gjithashtu ndodh edhe gjatë javës, pasi mëngjesi është shpesh koha e vetme e disponueshme për stërvitjet për të ndarë pak jetën nga puna, familja dhe mbrëmja me miqtë. Po a do të ishte mirë për shëndetin në përgjithësi të vazhdonim të flinim? Janë pyetur edhe lexuesit e New York Times, në hapësirën dedikuar pyetjeve dhe ne përgjigjemi duke vënë përballë dy ekspertë të fushës: Luigi Ferini Strambi, Shefi i Qendrës së Mjekësisë së Gjumit në Spitalin San Raffaele në Milano dhe Gianfranco Beltrami, specialist në Mjekësinë Sportive, nënkryetar i Federatës Italiane të Sporteve Mjekësore.

Përfitimet e gjumit

“Si gjumi, si stërvitja janë komponentë kyç të një stili të shëndetshëm jetese dhe nuk duhet të vihen kundër njëri-tjetrit. Ata gjithashtu janë të lidhur – thotë Strambi -: pushimi zvogëlon rrezikun e lëndimit dhe i lejon muskujt të rikthehen. Marrja me sport, ndër përparësitë që ka, ofron edhe atë të aftësisë për të fjetur më mirë”. Por, kur nuk ka kohë, cilin duhet të zgjidhni? “Të privojmë veten nga gjumi në mënyrë që të merremi me sport me siguri nuk është pozitive – thekson Strambi – : gjumi i paktë përfshin rreziqe në çdo nivel, për shembull dobëson sistemin imunitar, nxit shtimin e peshës, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin. Të mos harrojmë se në Shtetet e Bashkuara vendosën të fillojnë shkollën një orë më vonë për të përmirësuar performancën e nxënësve. Pra, nëse duhet të zgjedhësh, duhet të bëni të paktën shtatë orë gjumë në natë: “minimumi i bashkimit”.

Mund të tentojmë me disa “truke”

Edhe eksperti i Mjekësisë Sportive nuk ka asnjë dyshim: “Sakrifikimi i gjumit për të bërë vrap (ose stërvitje të tjera) na bën keq”, thotë Beltrami, i cili sugjeron një zgjedhje të kalibruar sipas karakteristikave të secilit. “Ka “bufa”, por ka edhe nga ata që “fluturojnë”, tashmë e dimë: ritmi qarkullues i një personi që zgjohet herët favorizon sportin në mëngjes. Por për “bufat” mund të jetë një problem: nëse ata shkojnë në shtrat vonë dhe të ngrihen pas gjashtë orësh për të dalë, atëherë shkojnë e vrapojnë gjatë “natës së tyre biologjike”. Nëse, nga ana tjetër, në qoftë se shtriheni në orën dhjetë në mbrëmje, mund edhe të ngriheni në orën gjashtë në mëngjes”. “Mos harroni faktorin ‘moshë’ – shton Beltrami -: me kalimin e viteve melatonina (hormoni që shkakton gjumin) zvogëlohet dhe kështu është më pak e vështirë për t’u ngritur herët”.

Variabli sezonal

Formula e duhur është që të përshtatet sipas natyrës dhe mënyrës së jetesës gjithmonë duke u përpjekur për të favorizuar gjumin? “Duhet të marrim parasysh edhe diçka – vëren specialisti i Mjekësisë Sportive – : njeriu primitiv shkonte në shtrat sapo të errësohej dhe zgjohej në agim. Vetë dimri shkakton më shumë gjumë. Gjithashtu temperaturat e ulëta, kur flasim për aktivitetin fizik në natyrë, kërkojnë më shumë vëmendje që heq edhe më shumë kohë. Do t’iu jap një shembull: të vraposh në të ftohtë kërkon disa masa paraprake, si për të bërë një ngrohje të duhur në shtëpi në mënyrë që të mos vrisni ndonjë muskul. Kjo kërkon minuta shtesë. Për të mos përmendur mëngjesin: mund të rrihet pa ngrënë deri në një orë, por jo më shumë. Nëse trajnimi është më intensiv ose keni nevojë të hani diçka për t’u ndjerë në formë para se të dilni jashtë, atëherë duhet të shtojmë më shumë kohë”. Shkurtimisht, gjumi (të paktën) shtatë orë në natë është thelbësor për shëndetin, por mund të përpiqemi të organizojmë kohën duke shkuar më parë në shtrat dhe duke respektuar orën tonë biologjike. Nga ana tjetër, të njëjtat qeliza muskulore kanë ritmin e tyre qarkullues: e ka zbuluar një hulumtim nga Universiteti Northëestern në Çikago që u botua në Cell Metabolism, në 2016. Shkencëtarët kanë treguar se si grupet e muskujve janë më efikas dhe shërohen më mirë gjatë ditës sesa gjatë natës.(gazeta-Shqip.com)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit