7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shembet kanali ku ishin duke punuar, vdesin dy punëtorët në Shkup

Më të lexuarat

Dy persona të vdekur është bilanci i fatkeqësisë e cila ndodhi në lagjen Çair të Shkupit, gjatë punimeve në një kanal, dheu i të cilit mbuloi tre punëtorë.

Sipas informacioneve të marra nga terreni, gjatë punimeve për hapjen e një kanali në komunën e Çairit në Shkup, tre persona ishin mbuluar nga dheu pas shembjes së kanalit, njëri nga të cilët është nxjerrë dhe është dërguar në spital, ndërsa dy personat e mbetur, janë nxjerrë të vdekur pas dy orësh.

Ndonëse në vendin e ngjarjes kishte mbërritur autoambulanca dhe ekipet policore, ato kanë rezultuar të pafuqishëm për të shpëtuar jetët e punëtorëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit