Shefqet Krasniqin e përlot një pyetje

0
4444

Është i njohur si doktor i zemrave. Ai në një emsion, ku ai jep përgjigjje për shumë pyetje të karakterit fetar, është kur ka marrë një pyetje të karakterit subjektiv.

Një telefonues e kishte pyetur: “Çfarë do ti thonit Profetit Muhamed po ta takonit tani?”

Kjo pyetje sikur e ka sikletuar hoxhën Shefqet, ku ai duke e trajtuar këtë çështje është përlotur duke thënë ndoshta sdo kisha fytyrë të takoja Profetin Muhamed sal-lAllahu alejhi we selem.

“Përgjegjësia e hoxhës është e madhe, prandaj nuk e dimë nëse këtë amanet të madh po e kryejmë tamam, ashtu si duhet.”
Ai mandej ka transmetuar një hadith të Profetit Muhamed ku ai ka treguar për dënimet që do ti kenë ditën e gjykimit dijetarët që kanë keqpërdorur Islamin për përfitime të dynjasë.

Imami Shefqet Krasniqi, me gjithë urrejtjen e madhe ndaj tij është një punëtor i madh për Islamin dhe thirrjen Islame. Shumë xhemantlinjë thonë do të ishin më të kënaqur sikur shumë imamë të ishin sikur hoxhë Shefqet Krasniqi.

Kjo video ka marrë shumë shikime dhe shpërndarje në rrjetet sociale, duke e bërë bumin e ditës në trevat shqiptare./KohaIslame