6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

ShBA – Zbatimi i tarifave të reja ndaj Turqisë do të fillojë më 13 gusht

Më të lexuarat

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se tarifa e re doganore për çelikun që e importon nga Turqia do të fillojë të zbatohet më 13 gusht.

 

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se tarifa e re doganore për çelikun që e importon nga Turqia do të fillojë të zbatohet më 13 gusht.

Në deklaratën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë me nënshkrimin e Presidentit Donald Trump, është theksuar se “Për të zvogëluar importin e çelikut dhe rritjen e përdorimit të kapacitetit vendor, kam vendosur që mbi tarifën doganore të çelikut të importuar nga Turqia të aplikohet një rritje prej 50 për qind duke filluar nga 13 gushti”.

Ndërsa në deklaratën e Departamentit Amerikan të Tregtisë ku janë përcjell deklaratat e Sekretarit Wilbur Ross, është ritheksuar se Presidenti Trump ka rritur tarifën doganore prej 25 për qind në 50 për qind për çelikun e importuar nga Turqia. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit