11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

SHBA VENDOS SANKSIONE NDAJ KOMPANISË SË NAFTËS SIRIANE “SYTROL”

Më të lexuarat

Kompania në fjalë në muajin prill i kishte shitur Iranit benzinë në vlerë prej 36 milionë dollarëve.

Udhëheqja amerikane vendosi sanksione ndaj kompanisë shtetërore të naftës së Sirisë.

Në deklaratën e bërë nga Departamenti amerikan për Marrëdhënie me Jashtë thuhet se kompania shtetëror e naftës së Sirisë, “Sytrol” është marrë në listën e vendeve ndaj të cilave do të zbatohen sanksionet për shkak të tregtisë energjetike me Iranin.

Në deklaratë bëhet e ditur se kompania në fjalë në muajin prill i kishte shitur Iranit benzinë në vlerë prej 36 milionë dollarëve dhe kështu tejkaloi për 1 milionë dollarë kufizimin e vendosur në kuadër të sanksioneve ndaj Iranit.

Ndërkohë që tregtia e tillë i mundëson Iranit zhvillimin e programit të tij nuklear edhe Siria gjeti burime për të vazhduar me represalie ndaj popullit të tij.

Në deklaratë gjithashtu bëhet e ditur se është e papranueshme përkrahja e Iranit ndaj regjimit të Esadit dhe që “Arsyeja e kësaj përkrahjeje është se Irani është i frikësuar të mos e humbet aleatin e vetëm të mbetur në Lindjen e Mesme”.

Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosën sanksione të reja edhe ndaj Hezbollahut, organizatë kjo që është përkahëse të regjimit të Esadit.kohaislame

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit