6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

SHBA “ultimatum” Rusisë: Ke 60 ditë afat për …

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë obligimet e tyre, të përcaktuara në një Traktat për Armët Bërthamore, të nënshkruar në kohën e Luftës së Ftohtë, nëse Moska nuk zbaton këtë pakt brenda dy muajve.

Duke akuzuar Rusinë për “mashtrim sa i përket obligimeve që ka për kontrollin e armëve”, Pompeo ka thënë në Bruksel më 4 dhjetor, se periudha gjashtëmujtore e njoftimit për largimin nga Pakti për Armë Bërthmore me Rreze të Mesme Veprimi në mes të Moskës dhe Uashingonit do të fillojë brenda 60 ditëve.

Pompeo i ka bërë këto njoftime pas takimit që ka pasur me homolgët e tij të NATO-s, dhe ka thënë se tani është në anën e Rusisë për të ruajtur paktin, të cilin SHBA-ja ka kërcënuar se mund ta lë.

Rusia ka “zhvilluar” një sistem të armëve që shkel Traktatin për Armët Bërthmore me Rreze të Mesme dhe i cili “përbën rrezik të madh për sigurinë euro-atlantike”, kanë thënë ministrat e Jashtëm të aleancës 29 anëtarëshe përmes një deklarate.

“Ne mbështesim fuqishëm të gjeturat e SHBA-së se Rusia është duke shkelur obligimet që ka sipas paktit për Armët Bërthamore”, është thënë në deklaratë.

Ministrat i kanë bërë thirrje Moskës “të zbatojë të gjitha obligimet”.

Sipas Traktit të nënshkruar nga SHBA-ja dhe Rusia, këtyre shteteve u ndalohet, posedimi, prodhimi apo pozicionimi i raketave balistike tokësore me rreze të mesme veprimi.

Rusia vazhdimisht ka mohuar këto akuza dhe ka pretenduar se disa elemente të sistemeve amerikane për Mbrojtje të vendosura në Evropë përbëjnë shkelje të paktit. Uashingtoni ka hedhur poshtë këto supozime. REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit