SHBA-TË PËRBALLEN ME TEMPERATURA TË LARTA

0
41

Amerikanët mund të marrin frymë më lirshëm, pasi që temperaturat kanë filluar të shënojnë rënie, pas atyre që shkuan deri mbi 40 gradë celsius gjatë dhjetë ditëve të fundit.

Kjo ishte vala më e nxehtë në historinë e SHBA-ve. Megjithatë, një pjesë e SHBA-ve vazhdon të përballet me temperaturat e larta, që do të vijojnë gjatë tërë stinës së verës.

Gjatë javës së kaluar, vala e të nxehtit ka qenë më e pranishme në Denver, ku temperatura u regjistrua mbi 41 gradë, në Kanzas mbi 45 gradë, që ishte më e larta në histori. Rekordi është thyer edhe në Uashington, ku temperaturat shkuan mbi 35 gradë celsius.

Meteorologët frikësohen se këto kushte atmosferike, me lagështi të lartë të ajrit mund të shkaktojnë seri të tornadove në SHBA.kohaislame