15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

SHBA: Shqipëria dhe Kosova të përmbahen

Më të lexuarat

Heqja e përmendores së luftëtarëve të UÇPMB-së në Preshevë para disa ditësh nga policia serbe u prit me reagime, protesta qeveritare dhe madje akte të dhunshme hakmarrëse nga një grup shqiptarësh në Kosovë.

Departamenti amerikan i Shtetit u bën thirrje të gjitha palëve në këtë mosmarrëveshje të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha “Zërit të Amerikës”:

“Ne dënojnë fuqishëm aktet e vandalizmit dhe dhunës ndaj komunitetit serb të Kosovës, në përgjigje të një vendimi të marrë në Beograd në lidhje me një monument në Serbi.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të hetojnë këto krime dhe për të parandaluar akte të mëtejshme të paligjshme të hakmarrjes.

Ne i bëjmë thirrje atyre në Kosovë dhe Shqipëri të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestat e tyre dhe për të mbështetur një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje. Çështje të tilla si monumentet nuk duhet të ngrihen në nivelin e reagimit që ne po shohim.

Ato më tej shkëpusin vëmendjen nga çështjet me interes të vërtetë për t’u zgjidhur në Ballkan, çështjet që kërkojnë përpjekje të përbashkëta, kompromis dhe dialog”, përfundon deklarata e Departamentit amerikan të Shtetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit