14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

SHBA rikonfirmon: Kosova menaxhon vet se kush e çka kalon kufijtë e saj

Më të lexuarat

Ambasada e Amerikës ka rikonfirmuar qëndrimin e saj lidhur me ndalimin e hyrjes në Kosovë të trenit serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
SHBA thotë se respekton të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush kalon kufijtë e saj.
Në një komunikatë zyrtare, Ambasada amerikane deklarohet se përkrah dialogun dhe ka bërë thirrje që të shmanget retorika e rrezikshme.
Në fund, SHBA ka rikujtuar edhe një thënie të Martin Luther Kingut duke e lidhur me ngjarjet e fundit.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çka kalon kufijtë e saj. Na vie mirë që nuk kishte konfrontime në kufi por nga rritja e nacionalizmit nuk përfiton askush. SHBA-të përkrahin fuqishëm dialogun e moderuar nga BE-ja si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe i bëjmë thirrje gjitha palëve që t’i shmangen retorikës së rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e jetëve të qytetarëve të të dyja shteteve. Sot festojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luther King Jr., i cili tha se ‘gjithmonë është koha e duhur për të bërë atë që është e drejtë. Tash është koha e duhur për të punuar për bashkëpunim dhe kundër konfrontimit’”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit