7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SHBA, protesta për Kudsin në New York dhe Washington

Më të lexuarat

Protestuesit reaguan ndaj Izraelit duke mbajtur pankarta me mbishkrime “Shpëtoni Palestinën nga okupimi racist”, “Kudsi është kryeqyteti i Palestinës” dhe “Marshimi i Kthimit të Madh”

NEW YORK/WASHINGTON (AA) – Në New York dhe Washington janë mbajtur protesta kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds, okupimit të tokave palestineze nga Izraeli dhe kundër incidenteve të dhunshme në Gaza.

Një grup protestuesish nga komuniteti arab dhe palestinez, të cilët u mblodhën në New York protestuan kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds, okupimit të tokave palestineze nga Izraeli dhe martirizimit të më shumë se 50 palestinezëve në kufirin e Gazës, si pasojë e përdorimit të plumbave të vërtetë nga forcat e sigurisë izraelite.

Protestuesit reaguan ndaj Izraelit duke mbajtur pankarta me mbishkrime “Shpëtoni Palestinën nga okupimi racist”, “Kudsi është kryeqyteti i Palestinës” dhe “Marshimi i Kthimit të Madh”.

Kurse në Washington, një grup i mbledhur para hotelit të presidentit amerikan Donald Trump protestuan me slogane dhe pankarta kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-së në Kuds.

Rreth 200 persona u mblodhën para Hotelit Trump International në kryeqytetin amerikan, Washington, ku protestuan kundër qeverisë amerikane dhe asaj izraelite.

Grupi ka përdorur sloganin e përbashkët “nëse jo tani”, ndërsa zhvilloi një marsh të shkurtër në rrugën Pennsylvania, ku gjendet hoteli.

Protesta ishte e mbështetur edhe nga hebrenjtë anticionistë. Portestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë izraelite për shkak të shënjestrimit të civilëve, ndërsa administrata amerikane u kritikua për shkak të mbështetjes së saj.

Protestuesit bartnin edhe pankarta me mbishkrime si “E ardhmja e hebrenjve kërkon lirinë e Palestinës, “Hebrenjtë e rinj refuzojnë ambasadën okupuese të Trumpit” dhe “Kudsi nuk është lojë”.

Dje u bë hapja zyrtare e ndërtesës së re të ambasadës amerikane pas deklaratës së presidentit të SHBA-ve Donald Trump më 6 dhjetor të vitit 2017 se ka njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe se do të zhvendosë ambasadën e shtetit të tij nga Tel Avivi në Kuds.

Palestinezët të cilët vendosën tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, po mbajnë protesta nën moton “Marshimi milionësh”, të cilin e zhvillojnë për të protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe me rastin e 70 vjetorit të “Nakba”-s ose “Fatkeqësia e Madhe” e cila paraqet përvjetorin e themelimit të Izraelit. Në protestat e djeshme ranë dëshmorë 59 palestinezë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit