9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SHBA, prifti katolik pranon abuzimin seksual të fëmijëve

Më të lexuarat

Një prift katolik në Pennsilvani të SHBA-ve ka pranuar se në kishë ka kryer abuzime seksuale ndaj fëmijëve

 

Një prift katolik në Pennsilvani të SHBA-ve ka pranuar se në kishë ka kryer abuzime seksuale ndaj fëmijëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga zyra e kryeprokurorit të Pennsilvanisë, Josh Shapiro, thuhet se prifti David Poulson, i cili ka shërbyer për 40 vjet në dioqezën Erie, ka pranuar në një gjykatë në Brookville akuzat e drejtuara ndaj tij për “abuzim me fëmijët” dhe “rrezikimin e mirëqenies së fëmijëve”.

Në deklaratën tërhiqet vëmendja se Poulson ka sulmuar më shumë se disa herë një fëmijë, ndërsa është përpjekur që të abuzojë seksualisht me një fëmijë tjetër. Më tej thuhet se në periudhën kur ka ndodhur ngjarja njëri nga fëmijët ka qenë i moshës 8, ndërsa tjetri 15 vjeç.

Ende nuk është bërë e ditur se sa mund të dënohet prfiti Poulson i cili nga tetë akuza ka pranuar vetëm dy prej tyre.

Ai është një nga qindra priftërinjtë katolikë të cilët u zbuluan se kanë kryer abuzime seksuale me më shumë se 1.000 fëmijë në Pennsilvani.

Kryeprokurori i Pennsilvanisë, Josh Shapiro, muajin e kaluar tha se pas një hetimi dy vjeçar kanë zbuluar se abuzimet seksuale ndaj fëmijëve në Pennsilvani janë mbuluar në një mënyrë “sistematike” nga autoritetet e larta të kishës në Vatikan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit