16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“SHBA planifikon t’i japë Palestinës disa lagje të Kudsit Lindor”

Më të lexuarat

Një gazetë izraelite ka raportuar se palestinezëve do t’u jepet sovranitet mbi disa lagje të Kudsit Lindor në kuadër të planit të paqes në Lindjen e Mesme të njohur si “Marrëveshja e Shekullit”.

Megjithatë, raporton gazeta “Israel HaYom”, Izraeli do të ketë kontrollon mbi një numër të madh të blloqeve të vendbanimeve të Bregut Perëndimor.

Gazeta izraelite tha se rajonet e Kudsit Lindor që do t’u jepen palestinezëve do të përfshin Jabel Mukaber, Sawahira, Umm Tuba dhe Sur Baher, ndërkohë, Izraeli do të ketë kontrollin mbi të paktën 12 vendbanime të mëdha në Kudsin Lindor.

Lidhur me Qytetin e Vjetër të Kudsit, gazeta tha se plani i paqes do t’ia linte Izrealit nën kontroll të plotë, ndërsa palestinezëve do t’u lejohet të marrin pjesë në disa aspekte të administratës lokale.

Sipas planit, palestinezëve po ashtu do t’u jepet një shkallë “sovraniteti funksional” mbi Qytetin e Vjetër të Kudsit, në të cilin ndodhet xhamia Al-Aksa dhe disa rajone përreth.

“Termi ‘sovraniteti funksional’, siç përdoret në plan, i jep autoritet të caktuar (palestinezëve), por sovraniteti suprem do të mbetet në duart e Izrelit. I ashtuquajturi ‘sovraniteti funksional’ përfshin pjesëmarrjen palestineze në çështjen administrative, siç janë sanitimi, mirëmbajtja e rrugëve, planifikimi urban, transporti publik, ekonomia dhe policia civile”, raporton gazeta.

Po ashtu, thuhet se Izraeli do të ketë sovranitetin mbi pikën e Murit Al-Buraq, i njohur nga hebrenjtë si “Muri Perëndimor”, si dhe mbi të gjitha kalimet nëntokësore që çojnë në të.

Sipas planit, përgjegjësia për mbikëqyrjen e xhamisë Al-Aksa do t’i jepet një organi administrativ duke përfshirë përfaqësuesin jordanez, saudit, maroken dhe palestinez.

Administrata amerikane në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar kundër “spekulimeve të pabazuara për marrëveshjen e shekullit”.

Megjithatë, disa vëzhgues shprehin frikë se refugjatëve palestinezë do t’u kërkohet të heqin dorë nga e drejta e tyre për t’u kthyer në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugë shtetit të ri të Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit