6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SHBA paralajmëron: Jemi gati për sulme të tjera në Siri

Më të lexuarat

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për të goditur sërish Sirinë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.

Ky paralajmërim vjen pasi SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca goditën me raketa 3 qytete siriane në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në Douma, rreth një javë më parë. Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët.

Vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e shtunë, Rusia e akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma.

Rusia u shpreh se SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit