SHBA, një adoleshent në Alabama vret pesë anëtarët e familjes

0
23

Në incidentin e fundit me të shtëna në shtetin jugor amerikan Alabama, një djalë 14-vjeçar ka pranuar se ka shtënë ndaj të gjithë anëtarëve të familjes së tij.

Nga zyra e sherifit të Limestone County, fillimisht përmes një postimi në Twitter njoftuan se pesë persona janë qëlluar në një vendbanim, duke shtuar se tre janë konfirmuar si të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje kritike.

Pas një kohe të shkurtër, nga zyra e sherifit konfirmuan vdekjen e dy anëtarëve të tjerë të familjes, duke shtuar se i dyshuari ka pranuar krimin gjatë hetimit.

Motivi i të dyshuarit mbetet i panjohur dhe ai aktualisht po ndihmon autoritetet të gjejnë armën 9 mm që ai e hodhi afër shtëpisë, njoftojnë nga zyra e sherifit./AA