8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

SHBA – Nauert: Tentativa puçiste e dështuar në Turqi është “një sulm ndaj demokracisë”

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të dielën se tentativa për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë më 15 Korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste (FETO), është “një sulm ndaj demokracisë”…

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të dielën se tentativa për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë më 15 Korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste (FETO), është “një sulm ndaj demokracisë”.

“Rreth 250 qytetarë turq humbën jetën dhe mijëra persona u plagosën në përpjekjen e dështuar të dy viteve më parë. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për të afërmit dhe miqtë e viktimave dhe të plagosurve”, deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, përmes një komunikate të shkruar.

Zyrtarja amerikane e përshkroi tentativën e mposhtur për grusht shteti si “një sulm ndaj demokracisë” duke tërhequr vëmendjen se ajo është një përkujtues i zymtë se ruajtja e demokracisë kërkon domosdoshmërish këmbëngulje dhe masa mbrojtëse për liritë themelore.

“Ne rikonfirmojmë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Turqinë aleate tonën në NATO-n dhe institucionet e saj demokratike”, shtoi zëdhënësja Nauert.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit