6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Shba, Klinton: Filmi antiislam i neveritshëm dhe i dënueshëm

Më të lexuarat

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dënoi të enjten filmin, që denigronte Islamin dhe që shkaktonte zemërimin e myslimanëve kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si të neveritshëm dhe të dënueshëm, bënë të ditur burime zyrtare amerikane.

“Për ne, për mua personalisht, ky film është i neveritshëm dhe i dënueshëm. Ka një qëllim thellësisht cinik: të denigrojë një fe të madhe dhe të shkaktojë zemërim”, deklaroi Clinton.

Një film antiislam i prodhuar në SHBA, që përshkruan jetën e një profeti dhe që evokon temat si homoseksualiteti dhe pedofilia, shkaktoi manifestime në Egjipt dhe në vende të tjera myslimane.

Njëkohësisht filmi nxiti një sulm kundër ambasadës amerikane në Bengazi, ku humbën jetën katër amerikanë duke përfshirë edhe ambasadorin në Libi, Chris Stevens./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit