10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SHBA kërcënon hapur Gjermaninë, ja arsyeja

Më të lexuarat

Berlini dhe Uashingtoni kanë disa diferenca që mund të kthehen në problem. Së fundmi, disa media kanë raportuar se kompania e madhe kineze, Huawei që do ngrejë rrjetin celular 5G në Gjermani.

Por SHBA ka shtuar presionin mbi qeverinë gjermane, duke theksuar se nëse vazhdojnë me këtë projekt, do të kufizojnë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës.

“Nëse Berlini do të punojë me partnerë jo të besueshëm, kjo do rrezikojë bashkëpunimin mes nesh dhe shkëmbimin e disa informacioneve në të ardhmen,” tha një zëdhënës i ambasadës amerikane në Berlin.

Ambasadori i SHBA në Gjermani, Richard Grenell i ka dërguar një leër të premten ministrit të Ekonomisë, Peter Altmaier, duke e kërcënuar me ndërprerje të bashkëpunimit të inteligjencës.

Në letër thuhet se sistemet e sigurta të komunikimit janë esenciale për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të inteligjencës. “Kompani si Huawei e rrezikojnë konfidencialitetin e këtij shkëmbimi,” paralajmërohet në letër.

Amerikanët prej kohësh kanë shprehur shqetësimin e tyre për rolin e gjigandit Huawei. Disa thonë se kjo ka lidhje me faktin se kompania kineze është konkurrente e gjigandëve amerikanë në fushën e telefonisë së lëvizshme.

Por SHBA thotë se kompania kineze bashkëpunon ngushtë me shtetin kinez. Ata citojnë një ligj që e detyron kompaninë të ofrojë informacion për qeverinë kineze kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare.

Huawei është një kompani lider ndër të tjera për ngritjen e rrjeteve 5G, që vendosin një standard të ri në fushën e tekonologjisë.

Një zyrtar i CDU në Gjermani tha se Berlini duhet t’ia bëjë të qartë Uashingtonit se nuk marrin urdhra apo udhëzime nga askush për hapat që ndërmarrin.

Mirëpo shërbimi sekret gjerman e ka shumë të nevojshëm bashkëpunimin me shërbimet sekrete amerikane. Ky bashkëpunim ka ecur përpara edhe kur u zbulua se shërbimi sekret amerikan, NSA, kishte përgjuar politikanët më të lartë në Gjermani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit