16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

SHBA – Iran: Përparime në bisedimet mes tyre

Më të lexuarat

Diplomatët e lartë amerikanë dhe iranianë thonë se po bëhet përparim në bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit, por se shumë punë mbeten derisa një afat përfundimtar për një marrëveshje afrohet.
 
Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqitë tjera botërore janë duke kërkuar një marrëveshje me Iranin, që do të pakësojë aktivitetin e tij bërthamor, që shtetet perëndimore druajnë se ka për qëllim marrjen e aftësive të armëve bërthamore, në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.
 
Zyrtarët kanë negociuar gjatë gjithë javës në qytetin zviceran të Lozanës përpara një të afatit vetë-imponuar në fund të marsit, për një marrëveshje kornizë, e cila do të pasohet nga një marrëveshje e plotë me 30 qershor.
 
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha më 19 mars se bisedimet po përballen me “çështje të vështira”, por se është duke u bërë “progres”.
 
Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif i tha agjencisë së lajmeve IRNA se “Jemi duke përparuar, por ka ende shumë punë për të bërë.”
 
Irani thotë se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor./Koha
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit