SHBA ekzekuton të burgosurin pasi ia refuzon praninë e imamit

0
203

Shteti amerikan i Alabamës ekzekutoi një të burgosur mysliman, pasi Gjykata Supreme ia refuzoi apelin për praninë e një imami gjatë vrasjes së tij.

Vrasësi i dënuar, Dominique Ray, u ekzekutua me injeksion, ashtu siç ishte planifikuar.

Avokatët e Rayt kanë thënë se shteti i favorizon të krishterët, sepse, sipas tyre, prifti lejohet të jetë në dhomë me të burgosurit.

Sipas disa njoftimeve, imami Yusef Maisonet ka shikuar ekzekutimin nga një dhomë pranë.

Departamenti i Korrektimit në Alabama ka të punësuar një prift të krishterë që është i pranishëm në dhomën e ekzekutimit për gati çdo ekzekutim që nga viti 1997, por Departamenti refuzoi të lejonte një imam në dhomë, i cili nuk është punonjës.

Ray ka qenë i burgosur për gati 20 vjet dhe është konvertuar në Islam gjatë kohës sa ka qenë në burg.

Ai është dënuar me vdekje në vitin 1999 për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 15 vjeçe në vitin 1995.